GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Rilindje me pamje nga deti, kur ministrja të mëson varfërinë nga resorti me pesë yje

21:17 - 06/05/25
në Editorial, OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Rilindje me pamje nga deti, kur ministrja të mëson varfërinë nga resorti me pesë yje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipërinë ku varfëria është statistikë dhe pasuria privilegj, ka disa njerëz që nuk jetojnë në këtë realitet – e shpikin të tyren. Dhe kur këta njerëz marrin pushtet, bëjnë edhe më shumë: e kthejnë pushtetin në biznes familjar.

Buzë detit në Qeparo, ku valët godasin butë shkëmbinjtë dhe shpresa për drejtësi tretet si gjurma e rërës, ka lindur një hotel. Por jo një hotel dosido. Jo një barake me qese najloni dhe dyshekë të vjetër për turistë me buxhet. Ky është një monument luksi. Një simbol i pastër i asaj që ndodh kur “Rilindja” zë tokë dhe rritet si bar i keq mbi varfërinë e këtij vendi.

Ky hotel, që tani mbretëron në heshtje mbi bregun e Qeparosë, u ndërtua “rastësisht” kur Delina Ibrahimaj ishte shefe e Tatimeve – ajo strukturë e frikshme që të kërkon kuponin për një kafe, por që harron të pyesë se kush po ndërton pallate me gur në bregdet. Dhe përsëri, “rastësisht”, hoteli u hap kur Delina u ngjit më lart – në fronin e ministres së Ekonomisë dhe Financave.

Shqipëria, vendi ku rastësitë nuk janë më surpriza. Janë metodë qeverisëse. Ku sa më shumë fuqi të kesh, aq më shumë rriten shanset që “vjehrri” yt të bëhet milioner, që “burri” yt të bëhet strateg dhe që ti vetë, pa pasur asnjë pasuri, të dalësh më e pasur se çdo biznesmen.

Hoteli është zyrtarisht në emër të vjehrrit dhe bashkëshortit të Delinës. Dhe nëse ndokush mendon se kjo është e çuditshme, të kujtojmë se në Shqipërinë e Rilindjes, edhe një qen që i përket familjes së duhur mund të bëhet aksioner. Mjafton që emri yt të mos jetë as popull, as gazetar, as hetues.

Në një intervistë të paharruar, Ibrahimaj na mësoi se një shqiptar nuk është i varfër nëse ka 140 euro në muaj. Njësoj si të të thotë dikush që një njeri mund të notojë, mjafton të mos mbytet që në sekondën e parë.

Por ja ku vjen ironia që nuk vdes kurrë në këtë vend: hoteli i “familjes Ibrahimaj” kushton 229 euro nata. Pra, sipas logjikës së ministres, një shqiptar duhet të punojë dy muaj e gjysmë për të fjetur një natë në hotelin e saj. Ky është përkufizimi i ri i varfërisë: je aq i varfër sa nuk mund të përballosh as luksin e atyre që të predikojnë “kursimin”.

E ndërkohë që qytetarët djersijnë për të shlyer faturat e ujit e dritave, për të mbushur karburantin dhe për të blerë miell në “ofertë”, strukturat që duhej të hetonin këtë maskaradë – heshtin. Siç heshtën për Olta Xhaçkën dhe burrin e saj “investitor strategjik” të legalizuar nga Rama me një firmë. Siç heshtën për milionat që u derdhën në Sarandë, për lejet që u dhanë me shpullë, për pronat që u rrëmbyen me ferman partie.

SPAK-u që u betua të “luftojë korrupsionin”, sot duket si një roje që fle në derën e bordellos. Askush nuk guxon të trokasë tek Ibrahimajët, as të pyesë: nga dolën këto para? A u paguan taksat? A ka konflikt interesi kur një ministre e Financave del në ekran dhe jep leksione për “ekonominë e kursimit” ndërkohë që në bregdet familja e saj shet dhoma sa gjysma e një rroge vjetore shqiptari?

Jo, nuk ka pyetje. Ka vetëm heshtje. Sepse në këtë vend, nuk ka më ndarje mes shtetit dhe familjes – shteti është bërë pronë private. Ministrat janë kthyer në agjentë të zhvillimit familjar. E vetmja strategji e tyre është: sa më shumë pushtet, aq më i gjatë pallati. Sa më shumë propaganda, aq më i shtrenjtë çmimi për një natë në hotel.

E ti popull, mjafton të kesh 140 euro. Se me aq, sipas tyre, jeton “normalisht”. Edhe pse për ta, me 140 euro ti je vetëm një statistikë e varfër që nuk flet dot, nuk pushon dot, nuk shkon dot as për një kafe në Qeparo. E aq më pak në hotelin që “lindi nga rastësia

Etiketa: Kryespore1Ministrepasuri

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Autobusi i pasagjerëve merr flakë në majën e Skërficës

Autobusi i pasagjerëve merr flakë në majën e Skërficës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com