GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Rilindje me pamje nga deti, kur ministrja të mëson varfërinë nga resorti me pesë yje

21:17 - 06/05/25
në Editorial, OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Rilindje me pamje nga deti, kur ministrja të mëson varfërinë nga resorti me pesë yje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipërinë ku varfëria është statistikë dhe pasuria privilegj, ka disa njerëz që nuk jetojnë në këtë realitet – e shpikin të tyren. Dhe kur këta njerëz marrin pushtet, bëjnë edhe më shumë: e kthejnë pushtetin në biznes familjar.

Buzë detit në Qeparo, ku valët godasin butë shkëmbinjtë dhe shpresa për drejtësi tretet si gjurma e rërës, ka lindur një hotel. Por jo një hotel dosido. Jo një barake me qese najloni dhe dyshekë të vjetër për turistë me buxhet. Ky është një monument luksi. Një simbol i pastër i asaj që ndodh kur “Rilindja” zë tokë dhe rritet si bar i keq mbi varfërinë e këtij vendi.

Ky hotel, që tani mbretëron në heshtje mbi bregun e Qeparosë, u ndërtua “rastësisht” kur Delina Ibrahimaj ishte shefe e Tatimeve – ajo strukturë e frikshme që të kërkon kuponin për një kafe, por që harron të pyesë se kush po ndërton pallate me gur në bregdet. Dhe përsëri, “rastësisht”, hoteli u hap kur Delina u ngjit më lart – në fronin e ministres së Ekonomisë dhe Financave.

Shqipëria, vendi ku rastësitë nuk janë më surpriza. Janë metodë qeverisëse. Ku sa më shumë fuqi të kesh, aq më shumë rriten shanset që “vjehrri” yt të bëhet milioner, që “burri” yt të bëhet strateg dhe që ti vetë, pa pasur asnjë pasuri, të dalësh më e pasur se çdo biznesmen.

Hoteli është zyrtarisht në emër të vjehrrit dhe bashkëshortit të Delinës. Dhe nëse ndokush mendon se kjo është e çuditshme, të kujtojmë se në Shqipërinë e Rilindjes, edhe një qen që i përket familjes së duhur mund të bëhet aksioner. Mjafton që emri yt të mos jetë as popull, as gazetar, as hetues.

Në një intervistë të paharruar, Ibrahimaj na mësoi se një shqiptar nuk është i varfër nëse ka 140 euro në muaj. Njësoj si të të thotë dikush që një njeri mund të notojë, mjafton të mos mbytet që në sekondën e parë.

Por ja ku vjen ironia që nuk vdes kurrë në këtë vend: hoteli i “familjes Ibrahimaj” kushton 229 euro nata. Pra, sipas logjikës së ministres, një shqiptar duhet të punojë dy muaj e gjysmë për të fjetur një natë në hotelin e saj. Ky është përkufizimi i ri i varfërisë: je aq i varfër sa nuk mund të përballosh as luksin e atyre që të predikojnë “kursimin”.

E ndërkohë që qytetarët djersijnë për të shlyer faturat e ujit e dritave, për të mbushur karburantin dhe për të blerë miell në “ofertë”, strukturat që duhej të hetonin këtë maskaradë – heshtin. Siç heshtën për Olta Xhaçkën dhe burrin e saj “investitor strategjik” të legalizuar nga Rama me një firmë. Siç heshtën për milionat që u derdhën në Sarandë, për lejet që u dhanë me shpullë, për pronat që u rrëmbyen me ferman partie.

SPAK-u që u betua të “luftojë korrupsionin”, sot duket si një roje që fle në derën e bordellos. Askush nuk guxon të trokasë tek Ibrahimajët, as të pyesë: nga dolën këto para? A u paguan taksat? A ka konflikt interesi kur një ministre e Financave del në ekran dhe jep leksione për “ekonominë e kursimit” ndërkohë që në bregdet familja e saj shet dhoma sa gjysma e një rroge vjetore shqiptari?

Jo, nuk ka pyetje. Ka vetëm heshtje. Sepse në këtë vend, nuk ka më ndarje mes shtetit dhe familjes – shteti është bërë pronë private. Ministrat janë kthyer në agjentë të zhvillimit familjar. E vetmja strategji e tyre është: sa më shumë pushtet, aq më i gjatë pallati. Sa më shumë propaganda, aq më i shtrenjtë çmimi për një natë në hotel.

E ti popull, mjafton të kesh 140 euro. Se me aq, sipas tyre, jeton “normalisht”. Edhe pse për ta, me 140 euro ti je vetëm një statistikë e varfër që nuk flet dot, nuk pushon dot, nuk shkon dot as për një kafe në Qeparo. E aq më pak në hotelin që “lindi nga rastësia

Etiketa: Kryespore1Ministrepasuri

Lajme të lidhura

Partia Demokratike të kthehet në gjenet e saj!
Opinion

Partia Demokratike të kthehet në gjenet e saj!

11:08 - 17/11/25
Ortakët e sanksionuar nga USA të “Sinaloa”, miliona dollarë nga Meksika në Shqipëri
Opinion

Ortakët e sanksionuar nga USA të “Sinaloa”, miliona dollarë nga Meksika në Shqipëri

11:45 - 14/11/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

‘Rilindja’ e Piktorit, si shkollë për trajnimin praktik të hajdutëve!

08:27 - 11/11/25
Para
Autobusi i pasagjerëve merr flakë në majën e Skërficës

Autobusi i pasagjerëve merr flakë në majën e Skërficës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Zvicër, “Dardanët” duan hakmarrje në Prishtinë
Breaking Views

Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Zvicër, “Dardanët” duan hakmarrje në Prishtinë

20:19 - 18/11/25

Sot Kosova mbyll rrugëtimin e saj në grupin kualifikues për Botërorin 2026, duke u përballur me Zvicrën në një ndeshje...

Lexo më shumë
“Skemat piramidale online”, shfryhet dosja, Apeli i liron nga qelia të akuzuarit

“Skemat piramidale online”, shfryhet dosja, Apeli i liron nga qelia të akuzuarit

20:11 - 18/11/25
Atentati në Rinas:/Tradhti brenda grupit apo dorë policie? Si u zunë në pritë Dani dhe Shaljani

Atentati në Rinas:/Tradhti brenda grupit apo dorë policie? Si u zunë në pritë Dani dhe Shaljani

20:09 - 18/11/25
Bie nga lartësia punonjësi i “ALUFLOR”. 50-vjeçari mbahet i intubuar në Spitalin e Traumës

Bie nga lartësia punonjësi i “ALUFLOR”. 50-vjeçari mbahet i intubuar në Spitalin e Traumës

20:05 - 18/11/25
Si u mbyll pazari i tunelit/ Dëshmia e inxhinierit grek nxjerr zbuluar Ballukun dhe Berberin

Si u mbyll pazari i tunelit/ Dëshmia e inxhinierit grek nxjerr zbuluar Ballukun dhe Berberin

19:58 - 18/11/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com