GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Ronela Hajati “jehonë” në mediet italiane: Ylli i muzikës pop nga Tirana

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Ronela Hajati “jehonë” në mediet italiane: Ylli i muzikës pop nga Tirana
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ronela Hajati, këngëtarja e njohur që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovisionin e 2022, është identifikuar nga mediat italiane si “Ylli i muzikës pop nga Tirana”.

Ata njoftojnë se Hajati ka mbërritur prej pak ditësh në Torino ku do të mbahet dhe Eurovision 2022. Ronela ka qenë e para që ka mbërritur në Torino, e cila do të hapë gjysmëfinalen e parë me 10 Maj ndërsa shpreson që të arrijë në mbrëmjen e 14 majit.

“Mamaja ime mori biletë vetëm për finalen, nuk rri dot kaq shumë ditë”, është shprehur këngëtarja. E pyetur për pjesëmarrësit e tjerë në festival, ajo tha: “Nuk e di kush do të fitojë. Nuk bëj dot asnjë parashikim, ka shumë këngë të bukura nga shumë artistë të këndshëm”, rrëfen Ronela.

“Shumë prej tyre i kam takuar në shkurt në disa festa që janë organizuar. Ne jemi të njohur.”, shton ajo. Ndërsa Niko Komani, i cili ka punuar për veshjet e Ronelës thekson për median italiane: “Shumë seksi, siç mund të ishte Christina Aguilera për çmimet MTV…”

Ronela është shprehur se Eurovision është një ëndërr që po e sheh të bëhet realitet. Tani që është këtu, prioriteti i Ronelës është të bëjë performancën më të mirë. Por ajo po synon gjithashtu të shfaqë një anë disi të ndryshme të Shqipërisë së saj nga ajo që është parë në skenën e Eurovizionit gjatë këtyre viteve të fundit.

“Së pari, ajo që është e ndryshme është se unë nuk po sjell një baladë, të cilën Shqipëria e sillte në garë prej shumë vitesh. Ishin balada të bukura, nga këngëtarë me zë të bukur. Por mendoj se po sjell një stil më modern. Ideja ishte e imja. Doja të kisha një këngë moderne.

Doja të mbaja disa pjesë që do të ndihmonin në identifikimin e Shqipërisë. Dhe duke qenë se të gjithë kemi sekrete, të gjithë mund ta gjejmë veten në këngë. Inskenimi – ishte kryesisht ideja ime. Mesazhi është se të gjithë mund të duan kë të duan. Dhe nëse duan ta mbajnë sekret – kjo është jeta e tyre.”, tha Ronela.

Kujtojmë që ditën e djeshme, organizatorët e Eurovision fshinë foton e Ronelës nga Instagrami, pasi kërcimi është cilësuar si shumë provokues. Thuhet se këngëtares i është kërkuar që të ndryshojë koreografinë megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Etiketa: Ronela Hajati

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Mediet spanjolle zbardhin “perandorinë” e bosit shqiptar të mafies (EMRI)

Mediet spanjolle zbardhin "perandorinë" e bosit shqiptar të mafies (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët
Aktualitet

Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

09:31 - 26/10/26

Avokati Altin Goxhaj shprehet se goditja që mori në protestën e së shtunës nga plumbi i gomës, kishte si qëllim...

Lexo më shumë
Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

08:52 - 26/10/26
Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com