GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Historia e Granit Xhakës, lideri shqiptar i Zvicrës: Që 4 vjeç u mësova të udheheq!:

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e Granit Xhakës, lideri shqiptar i Zvicrës: Që 4 vjeç u mësova të udheheq!:
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, thotë se lidershipin e ka mësuar që në moshën katërvjeçare, kur prindërit e tij shqiptarë punonin dy punë për të siguruar jetesën dhe ai mbante përgjegjësi për shtëpinë bashkë me vëllain e tij.

Mesfushori 33-vjeçar ka mundësinë ta udhëheqë Zvicrën drejt çerekfinales së parë të Kupës së Botës që nga viti 1954, nëse skuadra e tij mposht Kolumbinë.

“Besoj se lidershipin e kam mësuar që kur isha katër vjeç. Prindërit e mi punonin gjithë ditën për të na siguruar gjithçka që na duhej. Më lanë çelësat e shtëpisë dhe që atëherë mora përgjegjësi”, u shpreh Xhaka.

Ai kujtoi se ai dhe vëllai i tij, Taulanti, kalonin deri në 18 orë vetëm në shtëpi, ndërsa nëna dhe babai punonin pa pushim.

“Sot kam dy vajza gjashtë dhe katër vjeç dhe nuk mund ta imagjinoj t’i lë vetëm për kaq shumë orë. Por ne e përjetuam këtë. Nëna ime zgjohej në katër të mëngjesit, përgatiste ushqimin, punonte gjithë ditën dhe më pas shkonte në një punë të dytë. Edhe babai im bënte të njëjtën gjë”, tha ai.

Xhaka foli edhe për historinë e vështirë të familjes së tij. Babai i tij, Ragipi, u burgos për pjesëmarrje në demonstrata kundër regjimit serb të Slobodan Millosheviçit dhe kaloi tre vite në burg, ku, sipas rrëfimeve të tij, pësoi dhunë dhe tortura.

Pas lirimit, familja u largua drejt Zvicrës, ku Xhaka dhe vëllai i tij nisën rrugëtimin që i çoi në futbollin profesionist. Graniti zgjodhi të përfaqësojë Zvicrën, ndërsa Taulanti veshi fanellën e Shqipërisë.

Mesfushori kujtoi edhe periudhën e vështirë te Arsenali, kur humbi shiritin e kapitenit pas incidentit me tifozët në vitin 2019.

“Ajo errësirë ishte vetëm kur isha vetëm, por më mësoi shumë. Më bëri më të fortë”, u shpreh ai.

Pas rikthimit në formë me Arsenalin, suksesit te Bayer Leverkusen dhe aventurës së re në Premier League me Sunderlandin, Xhaka mbetet i përulur.

“Nuk harrojmë kurrë nga kemi ardhur”, përfundoi kapiteni i Zvicrës.

Etiketa: FutbollHistoriakapitenxhaka

Lajme të lidhura

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur
Sport

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A
Sport

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26
“Hamzai” i radhës tek Kombëtarja, Kurtulan lë Shqipërinë për Turqinë
Breaking Views

“Hamzai” i radhës tek Kombëtarja, Kurtulan lë Shqipërinë për Turqinë

20:35 - 06/11/26
Para
Zjarret, reagon Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra gjatë ditës së sotme, po punohet për shuarjen

Zjarret, reagon Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra gjatë ditës së sotme, po punohet për shuarjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com