GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita dhe maxhoranca po shkojnë drejt një tjetër konsensusi që lidhet me integrimin. Bëhet fjalë për ligjet e integrimit, që në rregulloren e re, PD dhe PS janë dakordësuar të mos kalojnë me procedurë të përshpejtuar, veç rasteve kur kërkohen nga Bashkimi Europian për shkak të afateve.

Ishte një propozim i Niko Peleshit që bashkoi palët, të cilat u dakorduan që me shpejtësi të kalojnë vetëm ato pr.ligje “që synojnë përafrimin e legjislacionit, marrëveshjet që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe/ose detyrimeve që dalin nga procesi i negociatave të anëtarësimit, kur shqyrtimi i tyre është i nevojshëm për respektimin e afateve që rrjedhin nga procesi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”

Në mbledhjen e mbajtur sot në Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, palët u pajtuan edhe për pikën që nëse ankimohet në Byro masa e sekretariatit të etikës ajo pezullohet deri në vendimin e Byrosë. Po ashtu, PS u shpreh pro propozimit të PD që sa sa herë flet Kryeministri Edi Rama, të njëjtën kohë do të flasë edhe një përfaqësues i opozitës.

Ndërkohë PS dhe PD nuk janë në të njëjtën vijë për disa çështje të tjera të rëndësishme, siç është koha që merr secili deputet për të folur. PS kërkon që koha e fjalëve të jetë 5 minuta nga 10, që është aktualisht dhe që kërkon PD. PS dha sinjale se mund të tërhiqet deri më 7 minuta.

Partia Socialiste është edhe kundër propozimit të demokratëve, që komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme të ndahet në dy komisione siç ka qenë para vitit 2025. Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se i qëndrojnë ndarjes me 11 komisione, duke kundërshtuar propozimin e PD që të ketë Komision për Çështjet Evropiane dhe Komision për Punët e Jashtme.

“Ne duam 11 komisione. Në këtë fazë ne mbetemi tek kjo ndarje aktuale”, tha Balla në mbledhje.

Propozimi i PD për anëtarë të barabartë në Sekretariatin e Etikës, përmes së cilit synon t’i vë fre përjashtimeve, nuk u mirëprit nga mazhoranca.

“Propozimi i PD për sekretariatin e etikes 3 me 3 fut Kuvendin në një bllokim institucional”, tha Balla.

Palët nuk kanë gjetur dakordësinë për raportimin e institucioneve të pavarura, për të cilët PS kërkon të mos raportojnë më në Kuvend dhe në komisionet përgjegjëse por vetëm tek Komisioni i ashtuquajtur “Xhafa”. PD kërkon që ata të vijojnë të raportojnë në seancë plenare, pasi sipas Gazment Bardhit kjo parashikohet në Kushtetutë.

Balla: Ne kemi krijuar komisionin për nismat qytetare për te kontrolluar institucionet dhe si mund t’ia heqim raportimin? Në Bundestag nuk raporton askush. Ata do raportojnë tek komisioni përgjegjës dhe më pas për rezolutën tek Nismat qytetare

Bardhi: Raportimin në seancë plenare ne e kemi në Kushtetutë jo me rregullore ndaj nuk mund të hiqet

Mes palëve nuk u arrit konsensusi as për një propozim të demokratëve që në kryetari i Kuvendit të mos kalojë në votim rendin e ditës në rast se ka kaos, por ta shtyjë për ta diskutuar një ditë tjetër. Po ashtu, PS është kundër propozimit të PD që seancat që zgjasin përtej orës 22:00 të ndërpriten dhe të rinisin të premten në orën 10:00.

Afati përfundimtar që dy forcat e mëdha të arrijnë një draft konsensual të rregullores së re, është e enjtja e ardhshme.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Rregullorja e Kuvendit

Lajme të lidhura

Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im
Aktualitet

Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

22:20 - 14/05/26
Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!
Aktualitet

Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

21:19 - 14/05/26
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike
Breaking Views

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike

21:02 - 14/05/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”
Breaking Views

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

22:41 - 14/05/26

Opozita dhe maxhoranca po shkojnë drejt një tjetër konsensusi që lidhet me integrimin. Bëhet fjalë për ligjet e integrimit, që...

Lexo më shumë
Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

22:20 - 14/05/26
Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

21:19 - 14/05/26
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike

21:02 - 14/05/26
Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohen 3 persona

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohen 3 persona

20:48 - 14/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com