GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Rrezikojnë rritje çmimi smartfonët Android

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrezikojnë rritje çmimi smartfonët Android
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dizajneri Britanik i çipeve ARM ka planifikuar të rrisë çmimet e dizajnëve të çipeve, duke çuar potencialisht në çmime më të larta për telefonat dhe pajisjet e tjera Android.

Sipas një raporti të Financial Times, ARM po përpiqet të implementojë një model të ri çmimi për dizajnët e çipeve përpara IPO-së.

Nën modelin në fuqi, prodhuesit e çipeve si Qualcomm dhe MediaTek i paguajnë ARM një tarifë licencimi dhe një pagesë bazuar në çmimin e shitjes të secilit çip tek kompanitë e prodhimit të smartfonëve.

Modeli i ri do të kërkojë që prodhuesit e pajisjeve ti paguajnë ARM një tarifë bazuar në çmimin e shitjes së secilës pajisje. Prodhuesit e çipeve mund të shesin çipet e tyre vetëm tek prodhuesit e smartfonëve që pranojnë modelin e ri.

Ky model pritet të rrisë në mënyrë të ndjeshme të ardhurat që ARM gjeneron nga çipet. Shifrat e publikuara nga Financial Times sugjerojnë se kostoja mesatare e një çipi të Qualcomm është 40 dollarë për të cilin ARM merr një tarifë mes 1-2%.

Ndërsa çmimi mesatar i një smartfoni është 335 dollarë. Edhe pse ARM do të marrë të njëjtin nivel tarife, edhe një pagesë 0.1% do të rriste konsiderueshëm të ardhurat që merr aktualisht nga Qualcomm.

Çipet e Qualcomm gjenden në brendësi të shumicës së smartfonëve Premium Android.

Marrëveshja e re e licencimit nuk do të prekë Apple duke qenë se dizajnon vetë çipet e saj bazuar në dizajnët e ARM dhe do të ketë një marrëveshje tjetër licencimi me kompaninë.

Por rritja e kostove për prodhuesit e smartfonëve Android me shumë gjasa do të kalojë tek konsumatori fundor. Sistemi i ri i licencimit të ARM pritet të hyjë në fuqi në 2024.

/PCWorld Albanian

Etiketa: AndroidCmime pajisjeshTeknologjitelefon

Lajme të lidhura

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365
Breaking Views

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26
Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë
Breaking Views

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

15:05 - 08/11/26
60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Para
“Skenarë imagjinarë”, Boçi për shkarkimin e Bashës: Nuk do të ketë marshim

Luçiano Boçi lë Kuvendin dhe nis fushatën për Elbasanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale
Aktualitet

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26

Mjegulla ka përfshirë gjatë ditës së sotme një pjesë të madhe të juglindjes së vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin...

Lexo më shumë
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com