GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rritet shkalla e infektimit me koronavirus në Gjermani

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritet shkalla e infektimit me koronavirus në Gjermani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkalla e infeksionit me koronavirus në Gjermani – në 100,000 banorë – është në rritje të vazhdueshme për më shumë se dy javë.

Sipas Institutit Robert Koch për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, shkalla e infeksionit të mërkurën ishte 11.4, ndërsa një ditë më herët 10.9

Niveli i fundit më i ulët ishte më 6 korrik: 4.9.

Autoritetet shëndetësore në Gjermani raportuan të mërkurën për 2,203 raste të reja me koronavirus.

Një javë më parë, shifra ditore ishte 1,548.

Shkalla e infeksionit ka qenë bazë për shumë masa kufizuese. Por, tani e tutje, autoritetet gjermane kanë paralajmëruar se do të merren parasysh edhe vlera të tjera, të tilla si pranimet në spital.

Sipas të dhënave të mërkurën, 19 viktima nga koronavirusi u regjistruan në Gjermani brenda 24 orëve të fundit.

Një javë më herët, kjo shifër ishte 28.

Që nga fillimi i pandemisë, Instituti Robert Koch ka regjistruar 3,748,613 raste me koronavirus.

Prej tyre, 91,416 vetë kanë vdekur dhe 3,642,000 janë shëruar.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, u bëri thirrje qytetarëve që të mos i neglizhojnë masat mbrojtëse.

“Nëse [shkalla e infektimit] vazhdon të dyfishohet kështu, çdo 12 ditë, atëherë do të kalojmë 400-shin në shtator, 800-shin në tetor”, tha Spahn.

“Bëhet fjalë për veshjen e maskave në ambiente të mbyllura. Testim të rregullt. Nëse nuk jeni të vaksinuar, vaksinohuni. Tani, në këto ditë korriku, ne vendosim se si do të jetë situata në shtator, tetor, nëntor”, tha Spahn.

Aktualisht, shtoi ai, 75 për qind e personave mbi 60 vjeç në Gjermani janë plotësisht të vaksinuar, ndërsa një e katërta jo. /REL

Lajme të lidhura

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Para
“Shqipëria buzëqesh”, Manastirliu: Janë kryer më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime që prej fillimit të këtij procesi

"Shqipëria buzëqesh", Manastirliu: Janë kryer më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime që prej fillimit të këtij procesi

TË FUNDIT

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson fitoren e lëvizjes studentore në Serbi një moment historik dhe një sinjal të...

Lexo më shumë
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com