GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rritja e normave të interesit ul kërkesën e individëve për kredi

08:09 - 01/12/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritja e normave të interesit ul kërkesën e individëve për kredi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit po sjell gradualisht një rënie të kërkesës për kredi bankare, si në segmentin e kredisë për blerje pronash. Ashtu edhe në atë konsumatore.

Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit janë shfaqur disa sinjale të para që tregojnë për ngadalësim të kredisë së këtij segmenti. Sikurse vihet re nga shtrëngimi me bazë të gjerë i standardeve të kreditimit. Dhe rënia e kërkesës së individëve për financim.

Kjo ecuri është konfirmuar edhe nga bankat, të cilat evidentojnë rritjen e shpejtë të normave të interesit. Koston e shërbimit të kredisë, shtrëngimin e përgjithshëm të kushteve të kreditimit. Si dhe pritshmëritë për përkeqësimin e të ardhurave dhe aftësisë paguese, veçanërisht për individët me të ardhura më të ulëta.

Flukset tremujore të kredisë hipotekare në tremujorin e tretë ishin rreth 35% më të ulëta se një tremujor më parë. Po kështu në ngadalësim ishte edhe kredia e re e disbursuar për këtë qëllim.

Edhe në tremujorin e tretë, zgjerimi i portofolit në kredi për banesa ka dominuar financimin e individëve nga bankat (rritje vjetore me 17.7%), e mbështetur nga rritja e çmimeve të banesave. Tendenca e individëve për blerjen e tyre për investim dhe produktet favorizuese që bankat ofrojnë për financim.

Por, megjithatë, sinjalet nga tregu tregojnë se kredia për blerje banesash është drejt ritmeve më të ngadalta të rritjes.

Portofoli i kredisë konsumatore ka shfaqur një rritje të moderuar rreth 9%, në nivele të ngjashme me pjesën e parë të vitit. Kjo ecuri ka reflektuar si rënien e kërkesës për zgjerim të financimit. Për qëllime konsumi ashtu edhe shtrëngimin e kushteve të ofertës çmim dhe joçmim.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky është segmenti i parë që reflektoi rritjen e normave, pasigurinë e shtuar, si dhe tolerancën më të ulët të bankave për të marrë më shumë rrezik.

Interesi mesatar i kredisë për individë është rritur për të tretin tremujor radhazi në tremujorin e tretë. Rritja e tyre reflekton jo vetëm rritjen e normës bazë. Por edhe rritjen e yield-it të bonos 12-mujore, e përdorur gjerësisht në indeksimin e kredive ndaj kësaj kategorie.

Interesat e kredisë për individët në tremujorin e tretë janë rritur. Interesi mesatar rezultoi 7.6% në tremujorin e tretë, nga 6.8% dhe 6.5% që ishte mesatarisht në dy tremujorët paraardhës.

Nëse në tremujorin e mëparshëm rritja e interesave ishte margjinale, ky tremujor shënoi rritje të theksuar të interesave. Si për kredinë konsumatorë ashtu dhe për atë për blerje banese.

Rritja më e spikatur në këtë tremujor ishte te kreditë konsumatorë, ku interesi i tyre rezultoi 10.1%, nga 9.2% që ishte mesatarisht në gjysmën e parë të vitit. Interesat e kredisë hipotekare ndërkohë u rritën në 4.5%, nga 3.8% që ishin në gjysmën e parë të vitit.

Ndryshimet e fundit të normës bazë dhe tejçimi i fortë tek yield-et e bonove 12-mujore kanë ndikuar në rritjen e interesave për këtë kategori në muajt e fundit.

Analiza sipas periudhës së fiksimit fillestar të normës së interesit evidenton rritje më të fortë të interesave. Në kategorinë e kredive me fiksim fillestar mbi një vit.

Pesha e kësaj kategorie te individët është më e lartë se te bizneset. Ndaj edhe përçimi i ndryshimit të normës bazë dhe i pritjeve manifestohet më i shpejtë.

Kushtet e termat e kreditimit në kreditë e reja akorduar individëve janë shtrënguar për herë të parë mbas dy viteve.

Bankat ngushtuan korridorin e tolerancës ndaj rrezikut në kreditimin e individëve në tremujorin e tretë. Nën dritën e pasigurive të shtuara dhe kushteve makroekonomike e financiare.

Miratimi i kredive të reja për individët në këtë tremujor u bazua në praktika më të kujdesshme vlerësimi nga ana e bankave. Të cilat u reflektuan në standarde, kushte e terma të shtrënguar kreditimi.

Përqasja më konservatore e bankave në kreditim u shpreh edhe në miratimin e kredive për individët në madhësi më të ulëta sesa ato të kërkuara. Si edhe në shtimin e kërkesave për kolateral në raport me kredinë e marrë.

Revista Monitor

 

Etiketa: Banka e ShqiperisenormaShqiperi

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Para
Shqiptari përplasi për vdekje greken, e reja: I thashë të…

U përplas për vdekje nga shqiptari, i jepet lamtumira 21-vjeçares

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com