GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rruga që zvarritet për 2 vjet/ Jorgo Goro i jep 400 mln lekë Salillarit për “arnime” rruge, tenderi u mbyll pa garë

16:20 - 01/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Rruga që zvarritet për 2 vjet/ Jorgo Goro i jep 400 mln lekë Salillarit për “arnime” rruge, tenderi u mbyll pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 400 milionë lekë ka marrë kreu i bashkisë Himarë, Jorgo Goro, nga xhepi i qytetarëve dhe i ka xhiruar në arkën e kompanisë Salillari Sh.p.k.. Më 30 shtator, kjo bashki ka mbyllur tenderin për projektin “Rikonstruksioni i rrugës Stefanel segmenti”, të cilin ja ka falur pa garë Salillarit.Zakonisht, punët që merr përsipër Salillari i bën shkel e shko, pasi më shumë i arnon se i rindërton rrugët, si pasojë ka ndodhur që pas ca muajsh të amortizohen sërish. Por, për Gorën nuk kanë rëndësi këto detaje, për aq kohë sa paratë vilen nga taksapaguesit shqiptarë.

Tenderi me numër reference REF-38974-08-16-2022 ka pasur si afat të fundit për dorëzimin e ofertave datën 20 shtator, por përveç Salillarit nuk është paraqitur asnjë ofertë tjetër. Jorgo duhej të pezullonte procesin e tenderit, të rishikonte kriteret dhe të rishpallte sërish garën. Por, ky i fundit e ka shkelur rregullin e konkurrencës duke ia falur këtë tender mikut të tij Pëllumb Salillari. Nisur nga kjo, kompania fituese ka ofruar sa ka dashur, madje ka paraqitur ofertën më të lartë se 95 përqind e fondit limit.

Gjysmë miliardi lekë për gjysmën e rrugës

Tenderi i sipërpërmendur është vetëm për një pjesë të rrugës Stefanel, pra segmentet nga 4 deri në 6. Pasi, pjesa tjetër është bërë  një vit më parë, me tender të fituar sërish nga Pëllumb Salillari. Për këtë prokurim Pëllumb Salillari me kompaninë e tij Salillari ka “përlarë” gati gjysmë miliardi nga Bashkia Himarë. Tenderi konsiderohet i dyshimtë për disa aspekte. Por le t’i analizojmë gjërat me radhë. Në mënyrë konkrete bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-06869-09-30-2021 dhe me objekt “Rikonstruksioni i rrugës Stefanel segmenti 2-4”. Fondi limit i kësaj procedure është llogaritur në vlerën prej 37,499,814 lekë të reja pa TVSH. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me konkurrencë të cunguar dhe ofertë shumë të shtrenjtë, por Jorgo Goro ia dha Salillarit.

 

Fitues i paracaktuar

Faktet e grumbulluara na tregojnë se në këtë rast kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar, çka tregon se Bashkia Himarë ka shkelur ligjin me vetëdije të plotë për këtë prokurim. Ky është i njëjti projekt, por që Goro e ka ndarë në dy procedura tenderuese. Në tenderin e parë në 2021, në një garë të rreme shpalli fitues Salillarin. Ndërsa për pjesën e  dytë që u mbyll me vetëm pak ditë më parë ia fali pa garë Salillarit. Çka do të thotë se, Pëllumbi e kishte të siguruar fitoren. Ndërsa mbetet në pikëpyetje fakti pse i duhej më shumë se një vit Salillarit që të bëjë riparime në rrugë. Në fakt punimet do të zgjasin në total 2 vjet, pasi tenderi i mbyllur me 30 shtator parashikon që punimet të zgjasin edhe për 10 muaj.  Kjo rrugë iu ka kushtuar qytetarëve 2 vjet zvarritje, 1 miliard lekë dhe një tjetër aferë korruptive nga kryebashkiaku Goro.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimHimareJorgo Gorokryesore2Open DataPellumb Salillarirrugetender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Derbi Partizani-Tirana, policia: Kemi marrë masa, ja rrugët që bllokohen

Derbi Partizani-Tirana, policia: Kemi marrë masa, ja rrugët që bllokohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com