GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rrumbullaku mendjen me pushime, hedh 762 milionë lekë për Jet-Ski

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrumbullaku mendjen me pushime, hedh 762 milionë lekë për Jet-Ski
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në vend të merret me çështjet kriminale që po shtohen frikshëm dhe rrisin pasigurinë, e ka mendjen me pushime. Me datë 30 janar ai ka regjistruar një tender në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Me të cilin do t’u blejë policëve Jet-ski, mjete lundruese për ata që do të punojnë për sigurinë në plazhe. Bëhet fjalë për tenderin me numrin e  referencës REF-56509-01-20-2023 dhe objekt konkret “Blerje mjete lundruese Jet-Ski dhe karela rimorkimi”. Kontratë  cila do të zgjasë 2 muaj. Pra deri në fillim të prillit Policia e Shtetit duhet të jetë e pajisur me Jet-Skitë e kërkuara.

Sipas dokumenteve, me këto para do të 35 mjete lundruese “Jet Sky”, të cilat do të jenë në shërbim të Njësisë Policore Detare. Gjithashtu, do të blihen edhe 20 karela për tërheqjen e “Jet Ski-ve”.  Çdo vit Polciia e Shtetit ka zhvilluar tender për Jet-ski ndërsa mësohet se këto mjete do të jenë për minimumi 2 vetë. Kapaciteti i peshës minimumi 180 kilogramë, ndërsa gjatësia në parakolp do të jetë 330 centimetra dhe me gjerësi 120 centimetra.

 

Këto paisje do të përdoren vetëm 90 ditë në vit dhe çdo 20 ditë do të duan shërbime ekstra për mirëmbajtje. Pra, duket se kosto reale do të kalojë shifrën prej 762 milionë lekësh.

Sa të sigurta janë

Ndërkohë ajo që vëmë re në këtë tender, është edhe rregullat përdorimin e tyre dhe praktikat për të mësuar policët t’i drejtojnë ato. Pasi, sikur e dimë këto mjete lundruese janë burim aksidentesh në sezonin veror dhe nuk dihet sa të sigurt duhet të ndihem kur drejtohen nga policët e pa trajnuar për to. Pasi jo më larg se në sezonin e kaluar jemi përballur me fatkeqësi të shkaktuar nga  një motor uji që drejtohej nga një oficer policie.

Përmendim këtu rastin e tmerrshëm, ku një punonjës polici i mori jetën në mënyrë makabre engjëllit 7 vjeçar. Arjan Tase masakroi me një mjet lundrues Jonadën. Ngjarja shkaktoi zemëratë të pamasë, teksa autori ishte personi i cili duhej të vendoste rregull. Madje, me uniformë dhe armë policore.

Epo, çudia më e madhe tre ditë zgjat për Rrumbullakun. E ka harruar të tragjedi dhe e pa e vrarë mendjen fare derdh milionat për mjete lundruese. Dhe do ti lërë ato në dorën e oficerëve që na rrezikojnë jetën.

Lexo edhe:Shumë ngjarje të pazbardhura, Rrumbullaku takim pune në Itali

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: arjanArjan SalaBLERJE JET SKImotorra ujiMuhamet RrumbullakuPerplasPoliciaPolicia e Shtetittendertragjedi

Lajme të lidhura

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
Para
Arrestohet polici, tentoi të fusë drogë në burgun e Drenovës

Sherr në burgun e Drenovës, i dënuari godet policin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital

11:09 - 09/11/26

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Haskovë, në Dropull. Në...

Lexo më shumë
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

11:06 - 09/11/26
Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

10:36 - 09/11/26
“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com