GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rrumbullaku takon ambasadorin britanik, thotë se do të forcojë strukturat…

17:58 - 22/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrumbullaku takon ambasadorin britanik, thotë se do të forcojë strukturat…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku priti në takim ambasadorin britanik në Shqipëri Alastair King-Smith. Në fokus të takimit ishin thellimi i bashkëpunimit shumë të mirë të deritanishëm, dakordësia për vijimësinë e projekteve dhe marrëveshjeve të nënshkruara më parë, ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore, zhvillimi i operacioneve të përbashkëta, shkëmbimi në kohë reale i  informacioneve, duke vendosur kontakte të drejtpërdrejta mes strukturave homologe, si dhe lufta e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm.

Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e dhënë nga agjencitë ligjzbatuese britanike, për struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, në drejtim të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe logjistike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e njohu ambasadorin me prioritetet e Policisë së Shtetit, duke u ndalur në tri shtylla kryesore, reforma ligjore, arsimore dhe ajo strukturore.

Reformimi i Akademisë së Sigurisë, ndryshimi i metodologjisë së punës, ndryshimi i praktikës së vendimmarrjes së deritanishme, në menaxhimin e burimeve njerëzore, për emërimet apo transferimet në detyrë, ishin disa nga çështjet që u trajtuan gjatë takimit.

Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se është me rëndësi bërja e disa ndryshimeve në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, sidomos në nenet që parashikojnë masa ndeshkimore, ndaj shkeljeve disiplinore, duke qenë se është prioritet ndëshkimi dhe largimi nga organizata e Policisë i punonjësve që janë të përfshirë në paligjshmëri.

Po ashtu, është me rëndësi ndryshimi strukturor i Policisë së Shtetit, për të forcuar më shumë  strukturat që merren me krimin e organizuar, me qëllim bërjen sa më efikase të organizatës së Policisë.

Drejtori e ka siguruar ambasadorin se lufta ndaj krimit të organizuar, migracionit dhe trafiqeve të paligjshme, si dhe ndaj krimeve ndërkufitare, janë prioritete të Policisë së Shtetit, të cilat mund të përmbushen më së miri kur Policia e Shtetit gëzon mbështetjen dhe besimin e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Drejtori i Përgjithshëm garantoi ambasadorin se të gjitha nismat, projektet dhe marrëveshjet e nisura më parë do të vijojnë të realizohen plotësisht.

Ambasadori Alastair King-Smith e uroi Drejtorin e Përgjithshëm, për misionin e vështirë që ka marrë për drejtimin e organizatës së Policisë së Shtetit. Ai theksoi se Shqipëria është partner shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe. Ambasadori i shprehu Drejtorit të Përgjithshëm, mbështetjen e palëkundur të Britanisë së Madhe, për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar dhe terrorizmin, për nevojat që ka aktualisht Policia e Shtetit, si dhe për të përfunduar projektin për rikonstruktimin e DVKM Tiranë, që vjen pas rikonstruktimit të Komisariatit të Policisë Rinas, investimit në Njësinë e Pasagjerëve dhe projektit për aeroportin e Kukësit.

Ambasadori i shprehu Drejtorit të Përgjithshëm, gatishmërinë e tij për të ndihmuar Policinë e Shtetit, për sulmin kibernetik dhe ftoi një ekip ekspertësh për krimin ekonomik dhe kriptomonedhat, për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar.

Etiketa: Ambasadori BritanikPoliciaRrumbullaku

Lajme të lidhura

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta
Breaking Views

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

21:41 - 27/03/26
Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro
Breaking Views

Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro

20:23 - 27/03/26
Mungon Rama, Nancy VanHorn mbledh ministrat dhe u jep porositë e Trump
Breaking Views

Mungon Rama, Nancy VanHorn mbledh ministrat dhe u jep porositë e Trump

18:20 - 27/03/26
Para
“E-mailet trembin Ramën”/ Gazetari kritika qeverisë: Shqipëria nuk ka më reforma

“E-mailet trembin Ramën”/ Gazetari kritika qeverisë: Shqipëria nuk ka më reforma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta
Breaking Views

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

21:41 - 27/03/26

Kuvendi i Shqipërisë ka bërë publike analizën e zbatimit të buxhetit të institucionit për vitin 2025, ku shpenzimet për deputetët...

Lexo më shumë
Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje

Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje

20:34 - 27/03/26
Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro

Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro

20:23 - 27/03/26
Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë

Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë

20:08 - 27/03/26
Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital

Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital

19:44 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com