GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rusia përgjigjet ashpër ndaj qëndrimit të Shipërisë për Krimenë

20:57 - 25/08/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rusia përgjigjet ashpër ndaj qëndrimit të Shipërisë për Krimenë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ishte një nga 44 shtetet që mbështeti Ukrainën në konfliktin e saj territorial me Rusinë, duke miratuar 2 ditë më parë një deklaratë e përbashkët në Samitin e Platformës së Krimesë në Kiev për mbështetjen e Ukrainës ndaj agresionit rus.

Lidhur me këtë deklaratë  Ambasada Ruse në Tiranë ka shpërndarë në Facebook qëndrimin e Moskës, e cila përmes zëdhënëses së MPJ të Rusisë, Maria Zaharova çështjen e Krimesë e cilëson të mbyllur përfundimisht.

Në reagimin e shpërndarë nga ambasada Ruse thuhet se takimi në Ukrainë është një populizëm i pastër, spektakël politik të shkëputur nga realiteti. një spektakël politik i shkëputur nga realiteti që ka për qëllim vetëm ruajtjen, në hapësirën informative, të tematikës së qëndrimit të përkohshëm të Krimesë në përbërje të Ukrainës.

Përfaqësuese e Shqipërisë, në aktivitetin në Kiev, ishte Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila shprehu mbështetjen e palëkundur të vendit tonë ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Ajo u shpreh se aneksimi i Krimesë dhe agresioni i Rusisë është një kërcënim serioz i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Deklarata e plotë:

Koment i zëdhënëses së MPJ të Rusisë znj. Maria Zaharova lidhur me zhvillimin në Kiev të të ashtuquajturës “Platforma e Krimesë”

I kushtuam vëmendje aktivitetit të mbajtur në Kiev më datë 23 gusht nën emërtimin “Samiti i Platformës së Krimesë”. Qëllimi i deklaruar i këtij projekti politik, i hartuar me pjesëmarrjen aktive të ekspertëve qeveritarë të SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian dhe i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), është “deokupimi i Krimesë dhe rikthimi i saj Ukrainës”.

Pjesëmarrësit e kёtij samiti ishin kryesisht vendet e NATO-sё dhe disa organizata ndërkombëtare të bashkuar me njё mendim tё gabuar se gadishulli i Krimesë duhet të jetë pjesë e shtetit të sotëm ukrainas dhe se mund të shkëputet nga Federata Ruse përmes shtimit të presionit politik, ekonomik ndaj vendit tonë.

Në lidhje me këtë do të donim të vërenim sa më poshtë.

Çështja e kthimit të Krimesë në përbërje të Federatës Ruse u mbyll përfundimisht në mars 2014. Ky vendim, rezultat i sprovave të rënda, u ndërmor nga banorët e gadishullit në referendum, pas grushtit të shtetit antikushtetues të ndodhur në Kiev në shkurt 2014. Një veprim i tillë u lejoi krimeasve të ruanin vërtetësinë e historisë së tyre, kulturën ruse, të drejtën për të folur në gjuhën amtare, përfshirë gjuhën ukrainase dhe tartare krimease, dhe në të njëtën kohë, të shmangnin operacionin ndëshkues e luftën civile, e cila më vonë u ndez në Donbass nga regjimi i Kievit, si edhe barbarizmin fashist, me të cilin u përballën banorët e Odesës në maj të vitit 2014.

Në të tilla kushte projekti i sotëm ukrainas nuk është gjë tjetër veçse një populizëm i pastër, një spektakël politik i shkëputur nga realiteti që ka për qëllim vetëm ruajtjen, në hapësirën informative, të tematikës së qëndrimit të përkohshëm të Krimesë në përbërje të Ukrainës.

Përveç kësaj, ashtu si edhe paralajmëruam, jemi të detyruar të konsiderojmë pjesëmarrjen e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare të caktuara, si edhe përfaqësuesve të tyre, në “Platformën e Krimesë” si një atentat kundrejt tërësisë territoriale të Federatës Ruse, çfarë do të pasqyrohet në mënyrë të pashmangshme dhe pёrkatёse në marrëdhëniet tona.

Edhe një moment tjetër. Deklarata përfundimtare e “samitit” përmban një thirrje drejtuar Federatës Ruse për t’u “përfshirë” në pjesëmarrje në punimet e “Platformës së Krimesë”. Ne nuk shohim mundësi për pjesëmarrje në këtë projekt politik, duke marrë parasysh orientimin e saj cinik antirus.

Në të njëjtën kohë, ne jemi plotësisht të hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë në lidhje me zbulimin e potencialit unik të Krimesë ruse. Për këtë ftojmë në gadishull miqtë tanë të huaj për të marrë pjesë në platformat e vërteta krimease për bashkëpunim ekonomik, humanitar dhe kulturor.

Etiketa: ambasada Rusekrimeperfaqesuesreagim

Lajme të lidhura

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD
Breaking Views

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji
Breaking Views

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur
Breaking Views

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Para
Reshjet e shiut shuan zjarrin në Majën e Rrunës

Reshjet e shiut shuan zjarrin në Majën e Rrunës

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com