GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sa “kushtuan” fruta-perimet “Made in Albania” në Qershor?

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bien shitjet për fundvit, qytetarët: Shkak çmimet e kripura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksportet e produkteve bujqësore “Made in Albania” janë rritur me 23 % përgjatë muajit Qershor 2024 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, muaj i cili kulmon edhe prodhimin sezonal.

Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë,  përgjatë muajit Qershor janë eksportuar në total 60.531 ton produkte,  nga 49.397 ton, me një kapërcim prej 11.134 ton.

Shifrat edhe pse mujore, tregojnë një prezencë në rritje të produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, dhe po ashtu kërkesë në rritje nga konsumatorët e huaj.

Peshën  kryesore në totalin e eksporteve të prodhimeve nga fermerët shqiptarë  e zënë fruta-perimet.  Të dhënat tregojnë se eksportet e frutave dhe perimeve gjatë muajit qershor arritën një sasi prej 47 mijë tonësh, me një vlerë prej 2.2 miliardë lekësh apo 22 milionë eurosh.

Ndërsa rritja në sasi e fruta-perimeve që janë treguar jashtë kufijve regjistrohet në nivelin 31% krahasuar me qershorin e vitit 2023. Konkretisht vetëm gjatë Qershorit në shtetet europiane dhe jo vetëm, janë tregtuar 47 mijë ton fruta-perime nga 35.845 ton që u eksportuan në Qershor 2023.

Viti 2023 u mbyll me një shifër totale eksportesh në vlerën e 55.7 miliard lekëve, duke shënuar një rritje me 7.7% gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022.

Objektivi i qeverisë është që përmes politikave mbështetëse për fermerët në drejtim të prodhimit, cilësisë dhe certifikimit, të arrihet në nivelin e 1 miliardë dollarë eksporte deri në vitin 2030.

Etiketa: made albaniaprodukte shqiptare

Lajme të lidhura

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!
Aktualitet

Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!

20:26 - 12/07/26
Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”
Aktualitet

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

19:53 - 12/07/26
Para
E fshehur në kontejner me banane nga Ekuadori në Greqi, sekuestrohet kokainë me vlerë mbi 1 milion euro në portin e Pireut

E fshehur në kontejner me banane nga Ekuadori në Greqi, sekuestrohet kokainë me vlerë mbi 1 milion euro në portin e Pireut

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com