GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji: 11 Maji, dita e njerëzve dhe fundi i autokratucit me bishtin në shalë

11:30 - 26/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Salianji: 11 Maji, dita e njerëzve dhe fundi i autokratucit me bishtin në shalë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka postuar një letër nga burgu i Fierit , ku shprehet optimist se më 11 Maj qytetarët do të ndëshkojnë regjimin e Edi Ramës

“Këtë herë pakënaqësia është në kulm, ndihet kudo. Qytetarët janë garancia për ta ruajtur Republikën. Po sidomos, vota e diasporës mund të përmbysë planet e djallit!

Gjasat janë që njerëzit t’i thonë Edi Ramës se ekzistojnë, se janë këtu, dhe se pushteti buron nga ata. Kjo është data 11 maj. Dita e njerëzve dhe fundi i autokratucit, me bishtin në shale”, shkruan ndër të tjera ai.

Salianji shton se ku çështjen e tij do të dërgojë deri në Strasburg.

“Do ta kërkoj të drejtën deri në fund të botës, sa të kem frymë”, ka shkruar ai.

Salianji ndodhet prej 27 shtatorit të vitit të kaluar në burgun e Fierit, pasi Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vit burgim për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Postimi

Letër nga qelia 6/Ne njerëzit…
Ceremonia e marrjes së detyrës nga Donald Trump ishte mjaft e ndjekur në gjithë botën, njësoj u ndoq dhe në burgun e Fierit. Pasdite vonë ka zakonisht zëra, zhurma e biseda me ton të lartë. Atë ditë, qetësi. Dhe të nesërmen në lulishten e vogël ku bëhen takime me familjarë e miq, kjo temë po diskutohej. Ndonëse mijëra kilometra larg, ngjarjet e mëdha mbërrijnë dhe mbërthejnë njerëzit dhe në cepat e izoluar.
Të mbesin në mend fjalët e senatores Amy Klobuchar, e cila ju drejtua Presidentit të ri dhe zëvendësit të tij me fjalët se; mos harroni në asnjë moment që pushteti që po merrni sot, u vjen nga njerëzit, nga punëtorët, nga mësuesit, nga policët, nga zjarrfikësit, nga naftëtarët, nga amerikanët.
Edhe kushtetuta e SHBA, ndryshe nga shumë të tjera, nis me fjalët; ne njerëzit e Shteteve të Bashkuara…
Do të ishte cinike të bëjmë krahasime mes celebrimit të demokracisë më vezulluese në botë me këtë tonën.
Ajo atje, shumë e shumë kohë më parë i ka marrë mendjen filozofëve e mendimtarëve si Tokëvilli.
Por nuk mund të mos ndalesh e të reflektosh me këto parime që u përmendën më lart. “Mos harroni në asnjë çast se pushteti juaj vjen nga njerëzit…”
Ky moment është zhdukur në Shqipëri. Njerëzit, ka 12 vite që nuk janë fare në refene. Pushteti që ka buruar prej tyre ka pësuar aq shumë thyerje e devijime, mbi të janë krijuar aq shumë qendra okulte, lëmshe me interesa e spirale përfitimesh, sa nuk shkon dot e nuk i dallon dot më rrënjët. Autokratuci mendon sot se burimi i pushtetit është ai vetë, dhe e ndan dhe e ushtron atë si të dojë. Njerëzit janë thjesht spektatorë.
Jo më kot ai kërcënon duke thënë se këtu më keni deri në 2030, a më tej. Sepse llogaritë i bën me hallkat e zyrave dhe institucioneve që ka nën kontroll, me paratë, me mediat, me oligarkët, me grupet kriminale, me mbështetjen ndërkombëtare që siguron duke dhënë copa Shqipërie, nga Sazani në Lezhë, sikur të ishte baçja e tij në Surrel.
Këtë matematikë ka ai. Dhe me këto segmente ai e ka bilancin në rregull. Ka marrë vota e pushtet, ka ndarë pasuri. Kjo është arsyeja pse nuk jep llogari para qytetarëve për qeverisjes mizerabël të 12 viteve. Nuk ekzistojnë ata.
Një nga pasojat e këtij deformimi të madh, të shtrembërimit të pushtetit, të humbjes së fillit me burimin legjitim, me njerëzit, është dhe kontrolli mbi drejtësinë. Përndjekja e kundërshtarit.
Sot bëhen 4 muaj që jam në qelinë numër 6 të burgut të Fierit, sepse bëja betejë për interesin publik, denoncoja krimin, keqqeverisjen dhe e mundja rilindjen kudo ku më ngarkohej një detyrë, pa ligj por thjesht sepse kjo ishte dëshira e Kryeministrit jam ende i marrë peng.
Ndodhesh pra në Republikën ku pa ligj, pa precedent, pa prova, pa e konsumuar veprën për të cilën akuzohesh, thjesht për një denoncim publik, për një konferencë shtypi, përfundon pas hekurave.
Për një deklarim që u provua si i vërtetë nga vetë i denoncuari, i cili shkoi brenda ditës të vuante burgun në Itali, ku ishte dënuar me 7 vite e 4 muaj, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Shkoi të vuante atë burg, që e kishte zëvendësuar me relaks e aktivitet në Vlorë, falë mbështetjes që kishte nga vëllai, Ministër i Brendshëm e nga Kryeministri.
Asnjë shtetas nuk është dënuar me 1 vit burg për një denoncim. Aq më pak një deputet, që ditën kur del gjykata dhe shpall atë që ka paralajmëruar kryeministri, e ka ende mandatin e të zgjedhurit.
Ne kemi ndjekur gjithë instancat, dhe kjo çështje do të shkojë në Strazburg, e unë do ta kërkoj të drejtën deri në fund të botës, e sa të kem frymë.
Por nëse ky turp i drejtësisë qendron në fuqi, çdo njeri që do të thotë diçka që bezdis Kryeministrin, ministrat, familjarët e tij apo të klanit të tij, mund të përfundojë në qeli.
Kush e ndalon, kush i jep garancitë që kjo të mos ndodhë? Askush derisa në pushtet të jetë ai që mendon se i ka ardhur nga qielli e drejta për të qeverisur e diktuar, dhe jo nga njerēzit!
Këtë herë pakënaqësia është në kulm, ndihet kudo. Qytetarët janë garancia për ta ruajtur Republikën. Po sidomos, vota e diasporës mund të përmbysë planet e djallit!
Gjasat janë që njerëzit t’i thonë Edi Ramës se ekzistojnë, se janë këtu, dhe se pushteti buron nga ata. Kjo është data 11 maj. Dita e njerëzve dhe fundi i autokratucit, me bishtin në shalë.
Etiketa: autokratucKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter
Aktualitet

Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter

10:27 - 23/02/26
Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK
Aktualitet

Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK

10:06 - 23/02/26
Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët
Aktualitet

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët

09:56 - 23/02/26
Para
Interi fiton me vuajtje ndaj Veronas, shpallet ‘kampion i dimrit’

Interi mbush arkat, Champions League si minierë ari për zikaltërit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste
Sport

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste

10:42 - 23/02/26

Fundjava që lamë pas solli paraqitje shumë pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen jashtë vendit, me disa prej tyre që...

Lexo më shumë
Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter

Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter

10:27 - 23/02/26
Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK

Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK

10:06 - 23/02/26
Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët

09:56 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com