GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Samir Ujkani ‘var dorezat në gozhdë’

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Samir Ujkani ‘var dorezat në gozhdë’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Samir Ujkani i ka dhënë fund karrierës si futbollist në moshën 35-vjeçare. Portieri i Kosovës luajti edhe 20 ndeshje me kombëtaren shqiptare, ndërsa ka një karrierë të shkëlqyer në Serie A.

I lindur në Vushtrri, Ujkani e nisi me futbollin në vitin 2007 me Palermon, për të vijuar më pas me Novarën, Chievon, Genoan, Pisan, Cremonesen, Rizespor, Torinon dhe së fundmi Empolin.

Lajmin e ka bërë me dije vetë portieri, i cili pritet të marrë rolin e trajnerit të portierëve në ndonjë nga klubet ku ka qenë pjesë.

“30 vite më parë, si një djalosh 5-vjeçar mora topin e futbollit në këmbët e mia dhe që nga ai moment, topi i futbollit ishte pjesë e jetës sime. Nuk e kam pritur e imagjinuar asnjëherë se do të përjetoj një rrugëtim kaq të bukur e të mbushur me kaq shumë momente kënaqësie.

Ai fëmijë që dikur ishte 5-vjeçar, u detyrua të largohej nga Kosova, për t’u shndërruar në një djalosh e në një burrë, në një futbollist që më vonë do të kthehej sërish në Kosovë, ndërmjet dy shtyllave për të mbrojtur triumfalisht portën e saj. Ashtu sikur për gjithçka tjetër në jetë, ka ardhur koha që të them lamtumirë.

Nuk jam as i mërzitur e as i trishtuar, në fakt ndihem shumë i qetë dhe shikoj me krenari të jashtëzakonshme rrugëtimin tim futbollistik dhe karrierën time, duke qenë i vetëdijshëm se kam qenë me shumë fat që kam përjetuar një eksperiencë unike dhe të mrekullueshme.

Ky rrugëtim më ka dhënë mundësinë të njoh shumë njerëz, pothuajse në çdo qytet ku kam jetuar dhe kujtime të pashlyeshme për çdo fanellë që e kam bartur me krenari dhe që do të jenë pjesë e rëndësishme e jetës sime”, shkruan Ujkani.

Etiketa: portierterheqjeujkani

Lajme të lidhura

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët
Breaking Views

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26
Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë
Sport

Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

17:04 - 29/10/26
Elbasani ia dedikoi fitoren me Partizanin dhe paratë e biletave, Erjon Vishkulli mesazh ekipit të zemrës
Sport

Elbasani ia dedikoi fitoren me Partizanin dhe paratë e biletave, Erjon Vishkulli mesazh ekipit të zemrës

13:48 - 29/10/26
Para
Opozita protestë në Kuvend, deputetët e PS “festojnë” me bakllava (VIDEO)

Opozita protestë në Kuvend, deputetët e PS “festojnë” me bakllava (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen ‘porositë’ e Ramës
Aktualitet

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen ‘porositë’ e Ramës

11:51 - 30/10/26

Ka përfunduar pas rreth 1 orë e 30 minutash mbledhja e socialistëve, e zhvilluar në Kryeministri. Raportohet se në fokus...

Lexo më shumë
Ndahet nga jeta diplomati i njohur dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Ndahet nga jeta diplomati i njohur dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

11:37 - 30/10/26
Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetë të tjerë të PD nga seancat

Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetë të tjerë të PD nga seancat

11:26 - 30/10/26
“Veliaj, me 4 akuza të rënda”, Muçollari akuza SPAK-ut

Muçollari: Njerëzit tashmë janë të gatshëm të përballen, për të larguar Ramën një orë e më parë

11:22 - 30/10/26
Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

11:05 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com