GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Senatorja amerikane për Berishën: Korrupsioni duhet luftuar ngado që të vijë

16:18 - 09/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Senatorja amerikane për Berishën: Korrupsioni duhet luftuar ngado që të vijë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Senatorja amerikane, Joni Ernst në një intervistë është shprehur se lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme, ngado që ajo mund të vijë.Me këtë fjali Ernst i është referuar çështjes ‘non-grata’ nga SHBA e ish-kryeministrit Sali Berisha.Senatroja amerikane theksoi, gjithashtu se në këtë pikë partitë politike duhet të bashkëpunojnë në të mirë të shqiptarëve.

“Edhe ne kemi ndasitë tona politike, por në SHBA kemi gjetur rrugë për të bashkëpunuar e kapërcyer ndasitë dhe është e rëndësishme për të gjetur atë çka na bashkon si një komb, si parti politike, se sa të vazhdojmë përçarjen. Unë inkurajoj këtë si një zgjidhje që vjen nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme për të luftuar korrupsionin, kudo që ai mund të vijë. Ne jemi totalisht kundër korrupsionit, por partitë politike duhet gjithashtu të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar në të mirë të Shqipërisë.”

Lidhur me sigurinë e stabilitetit në Rajon, senatorja amerikane theksoi se Kosova dhe Bosnja duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht me Shtete e Bashkuara të Amerikës, pasi kjo është e vetmja formë për të vijuar përpara.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Bosnja apo Kosova të vijojnë të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë jam shumë e njohur me Kosovën. Vendlindja ime Ioëa është në një program bashkëpunimi midis Gardës Kombëtare të Ioëa dhe Kosovës. Dhe duke vijuar këto bashkëpunime, ne mund të gjejmë një rrugë për të vijuar përpara.”

Ernst nënvizoi se Bosnje duhet të kundërpërgjigjet ndaj influencave të papërshtatshme që vijnë nga jashtë, duke iu referuar Rusisë dhe Serbisë, pasi bashkëpunimi me SHBA-në për vendet e Ballkanit Perëndimor është i vetmi që iu nevojitet.

“ Gjithashtu, është e rëndësishme për Bosnjen që të kundërpërgjigjet ndaj influencave të papërshtatshme që vijnë nga Rusia apo nga Serbia apo vende të tjera. Por, është shumë e rëndësishme që këto vende të vijojnë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të vijojmë përpara. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë nëpërmjet NATO-s dhe në Kombet e Bashkuara do ta gjejnë rrugën për të vijuar përpara me aleatët tanë në Ballkan.”

Senatorja Ernst vlerësoi partneritetin tonë me SHBA-në dhe falënderoi Shqipërinë për strehimin e afganëve, teksa bëri me dije se po punohet për të zhvendosur afganët në SHBA.

“Shqipëria është një partner tepër i mirë i Shteteve të Bashkuara dhe u jemi mirënjohës që qeveria juaj dhe populli shqiptar u doli zot që t’i mirëpresë këto refugjatë për t’i strehuar dhe ushqyer. Dhe ne jemi shumë mirënjohës. Por, shpresojmë që t’i zhvendosim afganët drejt SHBA-së sa më shpejt të jetë e mundur.”

Etiketa: afganetBPnon grataSali BerishaSHBA

Lajme të lidhura

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos
Breaking Views

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Breaking Views

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione
Breaking Views

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

20:48 - 26/12/25
Para
Aksident në Elbasan, makina përplas një person

Aksident në Elbasan, makina përplas një person

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe
Breaking Views

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje...

Lexo më shumë
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

20:48 - 26/12/25
Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

20:17 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com