GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Serbia blen armë nga Rusia, reagon presidenca e Kosovës: Rrezikohet paqja

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia blen armë nga Rusia, reagon presidenca e Kosovës: Rrezikohet paqja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Serbia vijon të blejë municione ushtarake nga Rusia dhe kjo është konfirmuar dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili u shpreh se ato janë blerë në Rusi me një çmim të shkëlqyeshëm. Të premten, radiostacioni Sputnik Serbia njoftoi marrjen e sistemeve raketore antitank, duke cituar një burim në strukturat e mbrojtjes. Ne morëm një çmim të madh, të paguar paraprakisht.

“Një shtysë e madhe për ushtrinë serbe. Ushtria jonë po forcohet çdo ditë e më shumë dhe unë jam krenar për këtë”, u shpreh Vuçiç.

Lidhur me këtë ka reaguar shefi i stafit të presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, e cila ka thënë se këto blerje duhet të sanksionohen, pasi veprime të tilla të vazhdueshme të blerjes së armatimit nga Rusia e rrezikojnë edhe më shumë paqen në rajon.

“Sikurse Bjellorusia, Serbia është vegël e Rusisë për të rivendosur sferat e ndikimit kundër SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe NATO-së”, ka shkruar Vela në reagimin e tij.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në dhjetor se buxheti i mbrojtjes i vendit, i cili është planifikuar për vitin 2022 në vlerë prej mbi 1,1 miliard euro, në të ardhmen do të rritet me 500 milionë euro të tjera për blerjen e pajisjeve dhe armëve. Pra, në 2022-2023 Beogradi planifikon të blejë rreth 30 helikopterë: 11 N-145 (Airbus), katër Mi-35, tre Mi-17, si dhe 11 Mi-35 të përdorur nga një shtet anëtar i BE-së. Serbia është importuesi më i madh i armëve dhe pajisjeve ushtarake ruse në Evropë. Gjatë viteve të fundit, Rusia i ka dorëzuar Serbisë 30 tanke të modernizuara T-72MS, 30 automjete të blinduara BRDM-2, shtatë helikopterë Mi-17 dhe Mi-35 dhe gjashtë luftëtarë MiG-29. Beogradi gjithashtu bleu një bateri të raketave dhe sistemeve të topave Pantsir-C1. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se vendi dëshiron të ketë kompleksin rus S-400, por ende nuk mund ta përballojë atë.

Etiketa: KosovepaqeRusiSerbi

Lajme të lidhura

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve
Breaking Views

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

22:30 - 05/11/26
Para
Pas ndarjes nga Anwar Hadid, ja si po i kalon Dua Lipa Krishtlindjet

Pas ndarjes nga Anwar Hadid, ja si po i kalon Dua Lipa Krishtlindjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

10:36 - 09/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi u shpreh se duhet 'të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një, shpëtimi i Shqipërisë...

Lexo më shumë
“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com