GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Serbia kërkon zvarritje të dialogut, por Kosova nuk ka më kohë!

18:50 - 25/08/22
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Një shqiptar argat i politikave dhe interesave të Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enver Bytyçi

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një paraqitje televizive qortoi palën e Kosovës, pse ajo në bisedimet e 18 gushtit në Bruksel nuk ishte e përgatitur, apo nuk donte të fliste për gjëra të vogla e konkrete! Arsyeja është e thjeshtë: – Kryeministri dhe pala kosovare paraqiti në atë takim projektin e saj për zgjidhje substanciale. Çka do të thotë se ndërsa pala serbe është e interesuar ta zvarrisë dialogun edhe një dekadë tjetër me gjëra të “vogla”, pala e Kosovës ka interes ta përmbyllë atë sa më shpejt. Kësisoj dialogu përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, në të cilën detajohen edhe zgjidhjet e vogla në kuadër të njohjes reciproke të të dy vendeve. Nuk shtyhet pa fund!

Por pse zoti Hill, ky njohës i shkëlqyer i rajonit dhe kontributor i madh i paqes në Ballkan, beson se “diskutimi i çështjeve të vogla ka përparësi”? Ka vetëm një shpjegim:

Para dhjetë vitesh isha në Bujanovc së bashku me Asnsamblin e Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Ato ditë erdhi aty edhe ish-ambasadori ynë në Beograd. Biseduam gjatë. Me ka ngelur në mendje një detaj:

– Isha në takim, tha ai, me ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. Sapo hyra në zyrë, doli dhe më priti me shumë “dashamirësi”!

– Hajde ambasador! Hajde të bisedojmë për çfarë të duash, por jo për Kosovën. Ne e dimë se Kosova është e humbur për ne. Por na kuptoni drejt. Ne nuk e pranojmë këtë, sepse përballemi me forca radikale, të cilat nuk e pranojnë këtë.

Nuk po zgjatem në këtë histori, por thjesht dua të ve në dukje se asgjë nuk ka ndryshuar në sjelljen e autoriteve serbe sa i përket Kosovës. Edhe sot presidenti Vuçiçi tregon zotit Hill dhe çdo kujt të angazhuar për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi, se nuk e lejojnë rrethanat të bëjë lëshime! Se nuk pranojnë radikalët të lëshojë Kosovën! Se ka kundështarë edhe brenda qeverisë e partisë së tij! Se mund ta pësojë fatin e Zoran Xhinxhiç, nëse njeh pavarësinë e Kosovës! E të tjera si këto justifikime. Dhe zoti Hill e beson këtë panoramë, pasiqë p.sh Vulin nga Moska e kërcënon rendin e Serbisë!

Në fakt kjo është një regji e përsosur e stilit diplomatik të autoriteteve të Beogradit. Gjithçka ndodh në këtë vend është projektuar nga një ekspertizë e specializuar për të mbrojtur interesat serbe në rajon. Atë që duhet ta bëjmë ne shqiptarët, e bëjnë aq mirë serbët! Aleksandër Vuçiçhiqet “si i pafuqishëm”, edhe pse i ka të gjitha pushtetet! Në fakt ai nuk dëshiron të heqë dorë nga Kosova. Ai jo vetëm është në dijeni, por edhe arkitekt i kësaj diplomacie.

Ndërkohë Kosova nuk ka më kohë të presë kur “halla Serbi të bëhet me…”! Kosovës i duhet paqja, stabiliteti, siguria dhe integrimi. Ajo nuk ka alternativë tjetër veç NATO-s dhe BE-së, përveç aleancës së ngushtë me Fuqitë Europiane dhe me SHBA-të! Rusia, Kina apo ndonjë vend tjetër nuk janë alternativë as e qytetarëe, aq e klasës politike, as e institucioneve të Kosovës. Që të implementojë projektin e saj pro-perendimor Kosova duhet të lirohet nga kërcënimet, shantazhet dhe diversionet e Serbisë!

E drejta është në anën e Kosovës. Lëshimet ndaj Serbisë kanë kaluar çdo limit! Edhe kërkesa e zotit Hill për të rënë në kurthin e diskutimit për çeshtje të vogla është një lëshim i madh ndaj Serbisë. Eshtë më së paku humbje kohe dhe ndadalësim i progresit në Kosovë e në rajon. Ndaj dhe kryeministri, presidentja Osmani dhe institucionet e Kosovës, përfshirë opozitën, do të duhet të jenë të vendosur e bashkë për të kërkuar fundin e dialogut me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ku bën pjesë njhoja e shtetësisë së të dy vendeve. Spektri politik në Kosovë duhet të bëhet bashkë për ta kundërshtuar gjithashtu shtyrjen me tre muaj të vendosjes së masave të reciprocitetit. Shtyrja nuk është zgjidhje!

Në këto qëndrime duhet llogaritur ndoshta dhe më e keqja: Një përplasje ushtarake në veri të Kosovës. Edhe pse KFOR-i thotë se është përgjegjës për sigurinë në Kosovë, në këtë përplasje do të duhej ta merrte përgjegjësinë vetë Kosova. Ajo ka nevojë të çlirohet nga miti i “të çliruarit nga të tjerët”! Vetëm nëse ajo përballet dhe e fiton një përplasje të imponuar, vetëm atëherë do të bëhet plotësisht e pavarur nga Beogradi!

Do të ishte një mrekulli që asgjë e tillë të mos ndodhë. Mjaft më me viktima! Por nëse imponohet një konflikt, siç dëshiron e kërcënon çdo ditë presidenti i Serbisë, atëherë Kosova duhet të bëhet gati e ta fitojë vetë atë konflikt. Ukraina është një mësim i jashtëzakonshëm për këtë! Por jo më lëshime të mëtejshme për ta bërë Serbinë pjesë të sovranitetit të Kosovës!

 

Etiketa: DialoguEnver BytycikoheKosovakryesore2Serbiazvarritje

Lajme të lidhura

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!
OP-ED

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!

11:47 - 22/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!
Breaking Views

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25
Para
Champions League/ Shorti në Stamboll, Bayern, Barcelona dhe Inter luftë për dy vende

Champions League/ Shorti në Stamboll, Bayern, Barcelona dhe Inter luftë për dy vende

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit
Aktualitet

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

13:40 - 22/12/25

5 anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të marëtën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin...

Lexo më shumë
“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

12:27 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com