GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Serbia vend kyç për paqen”/ Erdogan merr me të mira Vuçiçin

23:13 - 20/08/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
“Serbia vend kyç për paqen”/ Erdogan merr me të mira Vuçiçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka takuar homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, transmeton agjencia turke e lajmeve “Anadolu”.

Erdogan, sipas agjencisë turke, ka thënë se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë kanë arritur pikën më të lartë në histori, duke shtuar se Turqia e sheh Serbinë si “vend kyç” për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

E presidenti serb, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, ka bërë me dije se me Erdoganin ka diskutuar për rëndësinë e ruajtjes së paqes në rajon dhe për “angazhimin konstruktiv” të Turqisë në këtë drejtim.

“Diskutuam rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, ku llogarisim në angazhimin konstruktiv të Turqisë, si një nga faktorët ndërkombëtarë më me ndikim në këtë pjesë të botës”, ka shkruar Vuçiç.

Ky takim vjen me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orban për nder të ditës së themelimit të Hungarisë. Orbani njihet si mbështetësi kryesor i Vuçiçit, posaçërisht në çështje që kanë të bëjnë me Kosovën.

Marrëdhëniet mes dy liderëve populistë e autoritarë – kryeministrit hungarez dhe presidentit serb – janë betonizuar në marrëdhënie të ngrohta që karakterizohen me takime të shpeshta mes tyre.

Gjithashtu, kujtojmë se Turqia ka dërguar trupa shtesë në Kosovë me kërkesë të NATO-s pas përleshjeve të dhunshme në veriun e vendit, ku protestusit serbë kanë lënë të plagosur 11 italianë dhe 19 hungarezë./Tema

Etiketa: ErdoganSerbiaTurqiaVucic

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kosovë & Rajon

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje
Aktualitet

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26
Para
Furgonët me klandestinë aksidentohen gjatë ndjekjes nga policia

Furgonët me klandestinë aksidentohen gjatë ndjekjes nga policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

Lexo më shumë
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com