GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sfida me Skënderbeun, Daja: Janë rikthyer këta lojtarë

11:43 - 03/12/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilir Daja: Fitoi sakrifica, ishte një fitore e vuajtur, më pëlqen ky mentalitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të shtunë në orën 16:45 Partizani do të ndeshet me Skënderbeun në ‘Air Albania’ për takimin e javës së 11 të Superligës.

Duke folur në prag të kësaj sfide trajneri i ‘Të kuqve’ të kryeqytetit, Ilir Daja u shpreh se ky takim do të jetë goxha i vështirë, duke njohur rivalitetin që ekziston mes tyre.

“Vijmë pas 3 javëve të mira, por edhe kundërshtari është në formë të mirë. Në këto 10 javë është vërtetuar se nuk ka ndeshje të lehta, pasi të gjitha ekipet kanë treguar forcën e tyre. Nesër na pret një ndeshje e vështirë. Nuk kemi bërë më të mirën në këto javë të fundit në aspektin e lojës, por kemi marrë pikë dhe kemi gjetur rrugën e fitores. Skënderbeu meriton respekt edhe në të kaluarën kemi hasur vështirësi. Kanë kundërsulm të frikshëm. Ne kemi punuar gjatë gjithë javës dhe mendoj që ta godasim Skënderbeun në pikat e tij të dobëta. Duhet durim që të arrihet, por do të synojmë fitoren Elementi kryesor është fryma e grupit. Kjo ekziston sepse me sakrificë dhe dëshirë lojtarët kanë arritur të kthejnë gjithçka në favor dhe kanë nxjerrë skuadrën nga kriza ku ishte futur.”-shtoi ai.

Më tej i pyetur për kthesën në rezultate pas fitores ndaj Teutës me rezultatin 2-1 ai shtoi: “Edhe unë kam festuar me lojtarët, por nuk u bashkova në fushë. Atë kthesë e bënë lojtarët, që besuan deri në fund. Ky grup duhet vlerësuar.”

Tekniku bëri me dije që tashmë grupi është i plotë dhe se skuadrës i janë kthyer lojtarët që prej kohësh qëndronin jashtë për shkak të dëmtimeve.

“Janë rikuperuar disa lojtarë. Rikthehet Kamara. Mungon Albion Marku për shkak pezullimi. Cardoso, Filipovic dhe Damçevski vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Të tjerët janë në dispozicion. Kemi të gjithë lojtarët e duhur për të kaluar me sukses. Për Hoxhën do të vendosi sot trajneri i portierëve.”- tha Daja./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: dajarikthimskenderbeu

Lajme të lidhura

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë
Sport

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Para
25 prilli, KQZ kallëzon penalisht 72 numërues: Vodhën votat!

25 prilli, KQZ kallëzon penalisht 72 numërues: Vodhën votat!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com