GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sfida për negociata me BE-në/ Presidenti i KE: Do të japim dritën jeshile për këto dy shtete

10:31 - 23/06/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sfida për negociata me BE-në/ Presidenti i KE: Do të japim dritën jeshile për këto dy shtete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë nga Brukseli se unionin i BE-së do t’i japë Ukra8inës statusin e vendit kandidat në BE.

“Ky është një moment vendimtar për BE-në. Besoj de do t’i japim Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate për në BE. Ne do të shprehim një perspektivë të qartë dhe të fortë evropiane për Gjeorgjinë”, deklaroi Michel.

Liderët e BE-së do të mblidhen sot në një samit dy ditor në Bruksel. Kryeministri Rama së bashku me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Vuçiç dhe Kovaçevski kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre pas sinjaleve pozitive nga Bullgaria.

Por çfarë pritet të ndodhë në Samit?

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shumë pranë vendimit të shumëpritur për aprovimin e kuadrit negociues.

Ky kuadër negociues kishte deri tani mbështetjen e 26 shteteve anëtare, por jo të Bullgarisë, e cila e ka mbajtur pezull për shkak të çështjeve bilaterale me Maqedoninë e Veriut kryesisht mbi të drejtat e qytetarëve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, si dhe çështjeve të tjera të lidhura me historinë, gjuhën dhe identitetin midis dy vendeve. Por së fundmi në Bullgari është arritur një kompromis mbi propozimin francez për kuadrin negociues të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Për Shqipërinë, që prej qershorit 2021 nuk ka asnjë vend anëtar që ka qenë kundër aprovimit të kuadrit negociues me Bashkimin Europia.

Në samitin e BE-së në Bruksel, liderët evropianë pritet të nënshkruajnë rekomandimin e javës së kaluar të Komisionit Evropian, për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, udhëheqësit e BE pritet gjithashtu të shprehin angazhimin e plotë dhe të qartë të bllokut ndaj perspektivës së anëtarësimit të rajonit në bllok dhe të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do te mbajne një konferencë për shtyp në përfundim të takimit midis 27 liderëve të Bashkimit Europian dhe 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Burimet e Bashkimit Europian kanë shpjeguar për ABC, se do të ketë konkluzione edhe për Ballkanin Perëndimor.

 

Etiketa: Presidneti i KE

Lajme të lidhura

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës
Aktualitet

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës

11:54 - 13/04/26
Trump sulmon ashpër Papën: I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme
Botë

Trump sulmon ashpër Papën: I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme

08:46 - 13/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët

08:14 - 13/04/26
Para
Qeveria e Shkupit e lëkundur, opozita këmbëngul për zgjedhje të parakohshme

Qeveria e Shkupit e lëkundur, opozita këmbëngul për zgjedhje të parakohshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat)
Aktualitet

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat)

14:25 - 13/04/26

Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga autoritetet, pas kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili pretendon se...

Lexo më shumë
Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë

14:11 - 13/04/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve

13:59 - 13/04/26
Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë

Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë

13:36 - 13/04/26
Aksident në rrethrrotullimin e Bathores në Kamëz, përplasen disa automjete

Aksident në rrethrrotullimin e Bathores në Kamëz, përplasen disa automjete

13:30 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com