GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA, në bisedime me shtetet europiane për naftën ruse

08:36 - 08/06/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, në bisedime me shtetet europiane për naftën ruse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në diskutime me shtetet europiane, bisedime që kanë për synim të gjejnë mënyra për të kufizuar të ardhurat ruse nga nafta, tha sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, shkruan Reuters.

Zyrtarët amerikanë synojnë që nafta ruse të vazhdojë të eskportohet në tregjet globale në mënyrë që të mos rritet çmimi që do të mund të shkaktonte recesion në mbarë botën, tha Yellen.

“Por, absolutisht objektivi është të kufizohen të ardhurat që shkojnë në Rusi”, tha ajo para një komisioni të Senatit më 7 qershor.

Sipas saj, ka disa mënyra që mund të arrihet ky synim, përfshirë edhe që blerësit e naftës të bashkohen dhe të kufizojnë çmimet që i paguajnë Moskës. Javën e kaluar, SHBA-ja mirëpriti vendimin e Bashkimit Europian që të zvogëlojë importet e naftës ruse për më shumë se dy të tretat.

Ky vendim ishte pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve të bllokut kundër Rusisë, për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës. Zyrtarët e BE-së besojnë se ky vendim i bllokut europian do të ulë çmimin që Moska mund të kërkojë për naftën e saj të papërpunuar dhe do të zvogëlojë sasinë e naftës së papërpunuar që Rusia mund të shesë jashtë vendit.

Gjatë fjalimit të saj para Komitetit të Financave të Senatit, Yellen tha se prodhuesit e naftës në SHBA kishin dështuar që të parashikonin kërkesën e lartë për këtë produkt dhe rritjen e çmimeve, ndërsa vendi po dilte nga kufizimet e imponuara nga pandemia e koronavirusit, por tani këto kompani kanë stimuj për të rritur prodhimin.

Ajo shtoi se është “praktikisht e pamundur” që SHBA-ja të izolojë veten nga tronditjet në tregun e naftës, që janë shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, prandaj Yellen tha se është e rëndësishme që shteti të zhvendosë vëmendjen drejt energjisë së ripërtërishme.

Etiketa: nafteSHBA

Lajme të lidhura

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15
Botë

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Para
Zhduket në mënyrë misterioze biznesmeni grek

E pazakontë/ Çifti përdor fëmijët e mitur si “transportues” droge

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26

Nga perandoritë e lashta dhe rrugët tregtare të Marco Polo-s deri te “arteria” energjetike e sotme që transporton 20% të...

Lexo më shumë
Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com