GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA paralajmëron rikthimin e grupit terrorist Al-Kaida

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA paralajmëron rikthimin e grupit terrorist Al-Kaida
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi për një ringjallje të grupit militant Al-Kaida në Afganistan pas marrjes nën kontroll të vendit nga ana e talebanëve.

Ai këto komente i bëri për një grup të vogël gazetarësh në qytetin e Kuvajtit në përfundim të një turneu katër-ditor në shtetet e Gjirit Persik.

Pavarësisht kërcënimit, ai tha se amerikanët janë të përgatitur për të parandaluar një rikthim të Al-Kaidës në Afganistan që do të kërcënonte Shtetet e Bashkuara. “Al-Kaida dhe grupi i Shtetit Islamik gjithmonë përpiqen të gjejnë hapësirë për t’u rikthyer, pavarësisht se ku janë, atje apo në Somali ose në ndonjë mjedis të pakontrolluar. Unë mendoj se kjo është natyrën e këtyre grupeve”, tha ai.

Gjatë sundimit të tyre në Afganistan në vitet 1996-2001 talebanët i kishin siguruar strehë grupit Al-Kaida dhe refuzonin ta dorëzonin udhëheqësin e grupit militant, Osama Bin Laden, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talebanët nga pushteti në tetor të vitit 2001. Gjatë 20 vjetësh të luftës amerikane, Al-Kaida u zvogëlua shumë, por janë ngritur shqetësime sa i takon një rikthimi të grupit pasi talebanët sërish sundojnë me vendin.

“Ne iu kemi bërë me dije talebanëve se presim që ata të mos lejojnë këtë”, tha Austin. Në vitin 2020 SHBA-ja arriti marrëveshje me talebanët për tërheqjen e forcave të huaja nga Afganistani.

Në bazë të marrëveshjes, talebanët ishin zotuar se nuk do të mbështesin militantët e Al-Kaidës dhe se nuk do të lejojnë që territori afgan të përdoret për komplot të sulmeve nga ana e terroristëve.

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Asgjësimi i grupeve kriminale, OSBE: Trajnim antidrogë për personelin e Policisë së Shtetit

Asgjësimi i grupeve kriminale, OSBE: Trajnim antidrogë për personelin e Policisë së Shtetit

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com