GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA/ Transferimi i pushtetit, çfarë pritet të ndodhë

15:31 - 08/11/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
VOA: Përsëritja e përballjes Trump-Biden mund të jetë e pashmangshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Donald Trump e kaloi ditën e tij të parë si president i zgjedhur, duke marrë telefonata urimi nga kundërshtarja e tij që humbi zgjedhjet, Kamala Harris, udhëheqës botërorë dhe Presidenti Joe Biden.

Tashmë ai ka nisur procesin për formimin e administratës së tij.

Që pas fjalimit drejtuar mbështetësve të tij në Florida gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës Trump po mban një profil të ulët, duke qëndruar larg syrit të publikut.

Nënpresidentja Kamala Harris i telefonoi Trump duke pranuar humbjen dhe uruar atë. Po kështu Biden e ftoi Trump në Shtëpinë e Bardhë për një takim në Zyrën Ovale për t’u përgatitur për tranzicionin.

“Presidenti Trump mezi pret takimin që do të mbahet së shpejti, dhe e vlerëson shumë telefonatën”, tha drejtori i komunikimit i fushatës Trump, Steven Cheung.

Më vonë të mërkurën shefi i kabinetit të Biden i kërkoi ekipit të Trump të nënshkruante marrëveshjet federale të nevojshme për të filluar një process të rregullt të tranzicionit presidencial, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Një burim në dijeni të çështjes lidhur me fushatën e Trump tha se bisedimet mbi tranzicionit e pushtetit që do të ndodhë më 20 janar të vitit 2025, nuk kanë nisur ende seriozisht.

Ndërkohë presidenti i zgjedhur Trump ishte i zënë me biseda telefonike me udhëheqës vendas e ndërkombëtarë, donatorë si dhe mbështetës të rëndësishëm të tij.

Diskutimet mbi tranzicionin priten të bëhen me intensive më vonë gjatë javës, pasi vëmendja të kthehet tek përzgjedhja e anëtarëve të një komiteti inaugurues dhe një ekipi zyrtar të tranzicionit.

Jeff Zients, shefi i kabinetit të Biden, kontaktoi me bashkëkryetarët e ekipit të tranzicionit të Trump, Howard Lutnick dhe Linda McMahon, për të theksuar rëndësinë që luajnë marrëveshjet e nënshkruara me Shtëpinë e Bardhë dhe Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme (një agjenci e pavarur që menaxhon dhe mbështet funksionimin bazë të agjencive federale), në fillim të një tranzicioni presidencial.

Vonesat pengojnë qeverinë federale që të nisë punën me trajtimin e çështjeve që lidhen me çertifikatat e sigurisë për të emëruarit e mundshëm në poste që lidhen me sigurisë kombëtare të administratës Trump, gjë që mund të kufizojë numrin e personelit të tij, që mund të ketë qasje tek informacionet e ndjeshme deri në ditën e inaugurimit.

Kjo do të nënkuptonte gjithashtu se ata nuk mund të kenë ende qasje tek objektet, dokumentet dhe personeli federal për t’u përgatitur për marrjen e detyrës.

Nënshkrimi i marrëveshjeve parashikohet nga ai që njihet si Akti i Tranzicionit Presidencial. Në to parashikohet që ekipi i presidentit të zgjedhur të pajtohet me një plan etik, si dhe të kufizojë e të bëjë publike donacionet private.

Lutnick dhe McMahon lëshuan një deklaratë të mërkurën vonë në mbrëmje ku thuhej se Trump do të zgjedhë personelin për administratën e tij në “ditët dhe javët në vijim”, por nuk e trajtuan çështjen e marrëveshjeve me administratën Biden.

“Ndërsa ai (Donald Trump) zgjedh njerëzit më të mirë për t’iu bashkuar ekipit të tij dhe politikat më të mira për të zbatuar, ekipi i tij i tranzicionit do të sigurojë zbatimin e agjendës së arsyeshme të Presidentit Trump, duke filluar nga dita e parë“, thanë ata.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur, ku i kishte shprehur atij angazhimin për të siguruar një tranzicion të qetë, ndërsa theksonte rëndësinë e përpjekjeve që duhen bërë për të bashkuar vendin.

Biden zhvilloi gjithashtu një bisedë me Harris ku e përshendeti lidhur me fushatën që zhvilloi.

Trump dhe Harris zhvilluan një bisedë telefonike ku presidenti i zgjedhur “i njohu asaj forcën, profesionalizmin dhe këmbënguljen gjatë gjithë fushatës, dhe të dy udhëheqësit ranë dakord mbi rëndësinë e bashkimit të vendit”, bëri të ditur zëdhënësi i Trump, Steven Cheung.

/AP/

Etiketa: SHBAzgjedhjet ne shba 2024

Lajme të lidhura

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë
Botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s
Botë

Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s

13:19 - 11/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
Para
Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i shton dënimin Kokës, shpallet fajtor edhe Bllako

Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i shton dënimin Kokës, shpallet fajtor edhe Bllako

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com