GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shehi feston dyfish, rekord historik me “Gjigandin e Europës Juglindore”

15:53 - 17/04/23
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Shehi feston dyfish, rekord historik me “Gjigandin e Europës Juglindore”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Orges Shehi, 100 ndeshje bardheblu. Tekniku 45-vjeçar festoi dyfish të dielën. Jo vetëm fitoren ndaj Egnatias që thelloi avantazhin e Tiranës në krye të Superiores me 5 pikë më shumë se Partizani, por edhe një shekull sfidash në pankinën e kryeqytetasve.

Në fakt, është një rekord impresionues që e vendos Shehin në një podium të artë së bashku me trajnerë të rëndësishëm të historisë së rekordmenëve të futbollit shqiptar.

57 fitore, 19 barazime dhe 24 humbje dhe me një përqindje 57% fitoresh. Kjo është ecuria e Orges Shehit me bardheblutë, që nën drejtimin e tij fituan titullin kampion në sezonin e shkuar.

Ai i bashkohet Shkëlqim Muçës dhe Mirel Josës, të cilët gjithashtu kanë regjistruar mbi 100 ndeshje në pankinën e Tiranës. Por me dallimin e vetëm që e kanë arritur këtë kuotë nëpërmjet emërimeve në kohëra të ndryshme tek Tirana.

Muça qëndron në krye si trajneri me më shumë ndeshje i bardhebluve: me plot 190. Mirel Josa është i dyti për ndeshje në stolin e 26 herë kampionëve të Shqipërisë, me teknikun tiranas që numëron 106 ndeshje për 26-herë kampionët.

Orges Shehi u emërua në mes të sezonit 2020/21 tek Tirana kur zëvendësoi të larguarin Nevil Dede. Tekniku durrsak ka tejkaluar pritshmëritë me eksperiencën e tij tek klubi kryeqytetas.

Pas fitimit të titullit në sezonin e fundit, Shehi do të kërkojë t’i shtojë sërish koleksionit të tij dhe të Tiranës trofeun më të lakmuar. Skuadra e tij kryeson Superioren me 5 pikë mbi rivalët e Partizanit kur kanë mbetur dhe 7 javë nga fundi i kampionatit./SSA

Etiketa: rekord historikshehiSportTirana

Lajme të lidhura

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë
Breaking Views

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë

08:45 - 17/03/26
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë
Sport

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë

20:08 - 16/03/26
Para
G7 i bën thirrje Rusisë të tërhiqet nga Ukraina

G7 i bën thirrje Rusisë të tërhiqet nga Ukraina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë
Breaking Views

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

Seria historike e Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve u ndërpre nga skuadra e Sportingut, e cila luftoi shkëlqyeshëm nga një...

Lexo më shumë
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com