GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shkarkoi Potterin, Boelhy nuk e ka me nxitim gjetjen e trajnerit

16:53 - 04/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkoi Potterin, Boelhy nuk e ka me nxitim gjetjen e trajnerit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SunSport bën me dije se pronari Todd Boehly po përgatitet për një kërkim të gjatë dhe të plotë për një trajner të ri, pasi ka parë dështimin e tij të parë.

‘Blutë’ shkarkuan të dielën Graham Potterin pas vetëm shtatë muajsh në krye dhe 330 milionë paundë të shpenzuara në afatin kalimtar të janarit.

Potter u punësua me një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 12 milionë paundë në vit, pasi trajneri fitues i Champions League, Thomas Tuchel, u shkarkua pas një fillimi të dobët të sezonit.

Chelsea e mbështeti ish-trajnerin e Brighton me 330 milionë paundë në afatin kalimtar të janarit, duke i çuar shpenzimet e tyre këtë sezon mbi 600 milionë.

Megjithatë, Potter nuk ishte në gjendje të kthejë fatin e Chelseas, që aktualisht është në vendin e 11-të, pas humbjes 2-0 në shtëpi ndaj Aston Villa të shtunën.

Bruno Saltor do të marrë drejtimin e londinezëve perëndimor, derisa të emërohet një pasardhës i përhershëm për Potter.

Dhe kuptohet që Bruno mund të qëndrojë në krye si trajner i përkohshëm për pjesën tjetër të sezonit.

Boehly dhe pjesa tjetër e drejtuesve të Chelsea-s kanë pranuar se nuk ka gjasa të kualifikohen në Champions League sezonin e ardhshëm përmes ‘Top 4’-shes megjithëse po përgatiten të përballen me Real Madridin në çerekfinale javën e ardhshme.

Prandaj ata janë të përgatitur të presin dhe të nisin një kërkim të gjerë për një njeri të ri për të marrë përgjegjësinë dhe për t’i udhëhequr ata për një kohë afatgjatë.

Trajneri gjerman Julian Nagelsmann, i cili u shkarkua çuditërisht nga Bayern Munich muajin e kaluar dhe u zëvendësua nga Tuchel, është favoriti i hershëm për këtë punë.

35-vjeçari mbërriti te Bayern nga RB Leipzig në vitin 2021 dhe fitoi Bundesligën me tetë pikë në sezonin e tij të parë në krye, si dhe i çoi ata drejt fitoreve të njëpasnjëshme të Superkupës së Gjermanisë.

Raportet kanë pohuar gjithashtu, se drejtori i ri teknik i Chelseas, Christian Vivell po “shtyhet” që ai të marrë drejtimin.

Ish-trajneri i Spurs-it dhe PSG-së, Mauricio Pochettino është një tjetër favorit me lojtarët e Chelseas dhe mbetet një trajner i lire, pasi u shkarkua nga Paris Saint-Germain në qershor 2022, pavarësisht se i çoi ata drejt titullit francez.

Kandidatët e tjerë përfshijnë ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, ish-trajneri i Spanjës, Luis Enrique, Oliver Glasner të Eintracht Frankfurt, madje edhe dy herë ish-trajnerin e ‘Bluve’, Jose Mourinho, i cili tani është te Roma.

Potter, 47 vjeç, lë Chelsean me rekordin më të keq të çdo trajneri të Bluve në epokën e Premier League, duke u shkarkuar pas një ecurie tmerri.

Ish-trajneri i Brighton largohet nga Stamford Bridge me rekordin më të keq të pikëve, duke marrë një mesatare prej 1.27 pikësh për ndeshje.

Potter fitoi 7 nga 22 ndeshjet e tij në krye të klubit, duke barazuar shtatë dhe humbur tetë. Kjo u përkthye në atë që blutë të mbledhin vetëm 28 pikë nga 66 në dispozicion.

Etiketa: ChelseaSporttodd boelhy

Lajme të lidhura

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen
Breaking Views

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve
Sport

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Para
Ura e Mifolit në ‘mëshirë të fatit’, banorët apel shtetit

Ura e Mifolit në ‘mëshirë të fatit’, banorët apel shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra
Breaking Views

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26

Ndryshe nga pamjet që konstatohen në të gjithë shtretërit e lumenjve, zyrtarisht Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore thotë se...

Lexo më shumë
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com