GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë Shkencë

Shkencëtarët grekë bëjnë zbulimin e ri, krijojnë letër nga bakteret

në Shkencë, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkencëtarët grekë bëjnë zbulimin e ri, krijojnë letër nga bakteret
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shkencëtarë grekë arritën të krijonin letër nga bakteret. Ata përdorën njohuritë e universitetit, laboratorëve, por edhe eksperimentet e tyre.

Biologu Panagiotis Dimitriou nga Halkida, i cili po vazhdon studimet dhe është student i Mjekësisë në Universitetin e Janinës dhe biologu Giorgos Zochios, nga Santorini që po kryen një master në Bioteknologji në EKPA, po kërkonin një mënyrë miqësore me mjedisin, për të krijuar letër dhe e kanë arritur qëllimin e tyre.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve të Athinës, Panagiotis Dimitriou iu referua kërkimeve dhe shqetësimeve për mbrojtjen e mjedisit.

“Me Giorgos Zochios, ne u takuam si studentë në departamentin e Biologjisë Uni të Athinës. Ne ishim studentë dhe u bëmë menjëherë miq dhe e kaluam kohën duke eksperimentuar. Në një moment, u ulëm dhe menduam se sa pemë janë prerë për letër, të cilën ne të gjithë e përdorim dhe menduam të gjenim një mënyrë më miqësore me mjedisin. Pastaj Giorgos tregoi idenë e tij për të përdorur bakteret”, tha biologu Panagiotis Dimitriou.

“Ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është letra në jetën tonë të përditshme. Ajo që ne nuk dimë, është se sa pemë priten për ta krijuar atë. Një kilogram letër kërkon 3 herë peshën e saj në pemë. Imagjinoni, vetëm në Greqinë,  çdo vit pritet një pyll 10 herë më i madh se mali i Parnitës. Sot rreth 15 miliardë pemë priten ose digjen çdo vit dhe prej tyre vetëm 5 miliardë rimbilleni ose rriten vetë. Kështu, çdo vit vlerësohet se ka një humbje neto prej 10 miliardë pemësh dhe pasuria pyjore e Tokës zvogëlohet me afërsisht 0.3%”, u shpreh ai.

Eksperimentet filluan në shtëpinë e Giorgos Zohios në Athinë.

“Ne i rritim bakteret në një enë, në një lëndë ushqyese të përshtatshme dhe ato prodhojnë një përzierje që përmban fibra celuloze. Ne mbledhim këto fibra, i pastrojmë nga mbeturinat qelizore dhe shtojmë materiale që përcaktojnë ngjyrën dhe strukturën. I lëmë të thahen në mënyrë që të marrim letër, të njëjtë me atë që përdorim çdo ditë”, tha biologu Dimitriou.

Panagiotis Dimitriou dhe George Zochios, marrin pjesë si ekip në Konkursin e Parë të Inovacionit dhe Sipërmarrjes së Studentëve. Madje, ata kanë kaluar në fazën finale, duke qenë një nga dhjetë skuadrat finale.

Dy vjet më parë, Panagiotis dhe Giorgos krijuan TrueMed, një grup shkencor i shkrimit shëndetësor, në të cilin studentët mund të shkruajnë artikuj bazuar në burime të vlefshme. Tashmë brenda dy viteve, më shumë se 100 studentë kanë shkruar artikuj që synojnë të informojnë në mënyrë të vlefshme botën për çështjet shëndetësore.

Etiketa: Baktereletershkencetare

Lajme të lidhura

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
Para
Emergjenca e mbetjeve në Vlorë, Balliu: Peng i korrupsionit të Ramës

Balliu: Korrupsioni i Ramës dhe Xhaçkave të tij nuk njeh limite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26

Është mbyllur protesta e 130-të kundër qeverisë sot më 7 tetor. Protestuesit në fund të tubimit thirrën në kor “Nesër...

Lexo më shumë
Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

22:38 - 07/10/26
(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

22:26 - 07/10/26
Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

21:50 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com