GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shokohet Milan, humb 2:5 me Sasuolon

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shokohet Milan, humb 2:5 me Sasuolon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Milan është shokuar në shtëpi nga Sassuolo pasi është mposhtur me rezultatin e thellë 2-5. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-3 për miqtë.

Në minutën e 8-të, Giroud shënoi golin e parë, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Befasia vjen në minutën e 19-të, ku Sassuolo krijon një kundërsulm të jashtëzakonshëm, Berardi merr topin në krahun e djathtë dhe dërgon një pasim të bukur brenda zonës ku Defrel zhbllokon shifrat.

Sassuolo nuk ndalet, pasi në minutën e 22-të, vetëm 3 minuta pas golit të parë, shënojnë edhe të dytin. Një aksion perfekt i ndërtuar nga miqtë, ku përsëri Berardi shërben mrekullisht Fratesin i cili shënon golin e dytë.

Milan Shpresoi te përmbysja në pjesën e parë, ku në minutën e 24-të, Giroud shënon pas një asistimi nga Calabria. Por shpresat u shuajtën në pjesën e parë, pasi në minutën e 30-të, Traore asiston për Berardin dhe këtë herë italiani e dërgon vetë topin në rrjetë duke çuar rezultatin në 1-3.

Pjesa e dytë starton në favor të Sassuolos, pasi në minutën e 47-të Lauriente shënoi me anë të 11-metërshit. Në minutën e 55-të, Rebic shënon, por VAR anulon përsëri për pozicion jashtë loje.

Pioli kryen zëvendësime, por në minutën e 79-të Sassuolo shokon kuqezinjtë përsëri, me Berardin që asiston përsëri dhe Henrique shënon golin e pestë. 2 minuta më pas, Origi shënon golin e dytë për kuqezinjtë.

Kjo ka qenë një humbje shumë e thellë për Milanin, pasi tashmë vihen në pikëpyetje shumë gjëra. Një formë jashtëzakonisht e dobët nga kampionët në fuqi të Serie A. Me këtë rezultat, Milan pozicionohet në vendin e katërt me 38 pikë, ndërsa Sassuolo në vendin e 16-të me 20 pikë.

Etiketa: MilanSasuoloShokohet

Lajme të lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut
Sport

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
Para
‘Maestro është manipulues’, Luizi dhe Bjordi bisedojnë

‘Maestro është manipulues’, Luizi dhe Bjordi bisedojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës
Aktualitet

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun për pesë vepra penale. Sipas një njoftimi zyrtar, ajo akuzohet për shkelje të...

Lexo më shumë
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

13:34 - 20/10/26
1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

13:17 - 20/10/26
Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

13:01 - 20/10/26
Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

12:45 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com