GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shoqata e Industrisë së Turizmit kundër akcizës për jahtet

16:09 - 14/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shoqata e Industrisë së Turizmit kundër akcizës për jahtet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendosja e akcizës dhe taksat e tjera për karburantet që furnizohen jahtet e huaja, është kundërshtuar nga agjencitë detare dhe turistike

Përfaqësuesi i shoqatës së industrisë së turizmit në Sarandë, Arben Çipa, thotë se ardhja e jahteve do të ulet ndjeshëm nëse miratohen këto ndryshime në paketën fiskale 2022.

“Në rast se kjo finalizohet dhe vendimi i cili flitet që mund të merret me një shtesë prej dy taksash dhe akcizën, atëherë mendoj se xhiroja ose lëvizja e jahteve do të ketë zbritur në nivelin 10 për qind dhe ndoshta niveli do të ulet më shumë, nuk përbën sens për të menduar prekjen e jahteve në portet e Shqipërisë” – tha Çipa.

Ai gjithashtu thotë se prenotimet për vitin e ardhshëm kanë nisur të anulohen, vetëm nga fakti që ka dalë lajmi për vendosjen e taksës për karburantet për jahtet. Ndërkohë që përfitues duket se është Mali i Zi, i cili ka një regjim fiskal pa taksa për këtë lloj furnizimi.

“Ne shohim një reagim të këtij momenti, që do të thotë për vitin e ardhshëm në rast se kjo situatë do të ndryshoje atëherë dhe jahtet nuk do të kenë prioritet destinacionet e Shqipërisë” – tha Çipa.

Sipas Çipës, janë të paktën 150 biznese që mbahen me këtë lloj shërbimi, dhe sipas tyre shitja e karburantit pa taksa për jahtet ndihmon në zgjerimin e sektorit turistik.

“Ne nuk jemi përfaqësues të kompanive të hidrokarbureve, por pa dyshim shërbimet tona lidhen edhe me shërbimet e hidrokarbureve. Pra politikat të cilat në ndjekim dhe strategjitë të cilat ne ndjekim si agjenci, kanë filluar të ndryshojnë imazhin e destinacionit të Shqipërisë fillimisht si një vend ku mund të preken portet dhe së dyti si një vend ku pasagjerët, klientët mund të zbresin, mund të krijojnë turne të ndryshme sipas porteve përkatës”, tha ai.

Në paketën fiskale për vitin 2022, qeveria ka parashikuar heqjen e përjashtimeve fiskale për karburantet që përdoren për jahtet e huaj që furnizohen në Shqipëri, një masë që të paktën do të dyfishojë çmimin aktual të shitjes.

Etiketa: IndustriseJahtetshoqataTurizmit

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Gjendet i vdekur në makinë 24-vjeçari në Tiranë, çfarë konstatoi policia

Vodhi banesën e të moshuarit në Pogradec, arrestohet 31-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

Një aksident ka ndodhur në aksin Rrogozhinë–Lushnjë. Një automjet tip Volkswagen Polo ka goditur nga pas një traktor. Aksidenti ka...

Lexo më shumë
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com