GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Gjykata e Lartë abuzon me tendera, një kompani e denoncon për falsifikim dokumentesh

11:08 - 13/12/21
në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Lartë abuzon me tendera, një kompani e denoncon për falsifikim dokumentesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vend që të vendosin rregull dhe transparencë, institucionet në vendin tonë denoncohen për shkelje të  ligjit.  Konkretisht, bëhet fjalë për Gjykatën e lartë, për të cilën pak ditë më parë është dorëzuar në Komisionin e Prokurimit Publik  një ankesë, në të cilën gjykata akuzohet se ka modifikuar të dhënat e një tenderi. Ankimuesi është kompania  “Blueprint Technologies” dhe pretendon se Gjykata e Lartë e ka skualifikuar pa të drejtë nga tenderi për blerje pajisjesh elektronike, që kap vlerat e   milionë lekëve. Sipas ankimuesit, Gjykata ka ndryshuar kriteret e tenderit, në rastin konkret ka kërkuar licencim të veçantë nga operatori për tregtimin e pajisjeve. Ndërsa ankimuesi thotë se, ligji i prokurimeve nuk kërkon licencim të veçantë, por Gjykata ka bërë këto manovra për të skualifikuar operatorët dhe lënë në garë kompaninë që ajo donte.

“Paraqesim ankesën toner për ndryshime në DST si më poshtë: Në kriteret e veçanta te kualifikimit 2.1 Kapacitetin profesional të operatorëve ekonomikë kërkon: “Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë Licencën e ushtrimit të aktivitetit (Tregtim pajisje elektronike), sipas të dhënave të plotësuara në shtojcën 8“Formulari përmbledhës i Vetdeklarimit.” Tregtimi i pajisjeve elektronike është një veprimtari që nuk kërkon licencim të veçantë. Nuk ekziston asnjë institucion që licencon një Operator ekonomik për tregtim pajisjesh”, thuhet në ankesë.

Modifikime në dokumente

Ndër të tjera, ankimuesi pretendon se në shpalljen e tenderit fitues, ka një mospërputhjes  mes datës së kontratës me datën e lëvrimit të fondit për blerjen e pajisjeve. Sipas tij, nuk duhej të shpallej një datë fikse për lidhjen e kontratës, pasi ajo nuk mund të shpallet pa u lëvruar më parë dhënia e pajisjeve, çka  tregon hapur se janë bërë modifikime në dokumente. Më poshtë, ankimuesi thotë se Gjykata e Lartë si autoritet prokurues ka shtuar me qëllim kriteret dhe standardet e kualifikimit për këtë tender, në vend që të thjeshtoj procedurat dhe dokumentacionet, ashtu sikur e kërkon ligji i prokurimit.  “Vlerësojmë se kërkesat e mësipërme nuk janë ne proporcion me objektin e prokurimit. Ndërkohë që objekti i kontratës është blerje mallrash, të gjitha certifikimet e mësipërme i referohen sherbimeve të IT”, theksohet ndër të tjera në ankesë.  Ndërsa, pretendon se Gjykata e Lartë ja ka dhënë këtë tender një kompanie me ofertë të lartë, ankimuesi kërkon që të hiqen kriteret e paligjshme në dokumentet tenderuese.

E.H/ gijotina.com.

Etiketa: falsifikimGjykata e Lartekryesore2tender

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Rrëzohen gurët nga Kalaja e Lezhës, rrezikohen shtëpitë dhe banorët

Rrëzohen gurët nga Kalaja e Lezhës, rrezikohen shtëpitë dhe banorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com