GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërngulja e administratës/ Kryebashkiaku i PS: Mbi 7 mijë vetë nga Shqipëria në Athinë për mitingun e Ramës

13:09 - 15/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërngulja e administratës/ Kryebashkiaku i PS: Mbi 7 mijë vetë nga Shqipëria në Athinë për mitingun e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kryebashkiak socialist pranon se mijëra vetë kanë udhëtuar nga Shqipëria në Athinë për të marrë pjesë në mitingun e kryeministrit Rama.

Mariglen Disha, Kryetar i Bashkisë Librazhd thotë për gazetarin e emisionit “Piranjat” se është mbi 7 mijë numri i atyre që kanë kaluar kufirin grek për të qenë pjesë e mitingut të Ramës me emigrantët në Athinë.

Deklarata shton një tjetër dëshmi për shpërnguljen e administratës drejt kryeqytetit grek, me qëllimin për të shërbyer si dekor i një salle të mbushur, gjatë takimit të Ramës me emigrantë.

Ishin denoncime nga opozita dhe më pas raportimet në mediat greke që lajmëruan shpërnguljen e administratës me urdhër politik. Postimet në rrjetet sociale, ku kryebashkiakët e PS shfaqeshin bashkë me nëpunësit në kryeqytetin grek i përforcuan dyshimet.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama nxitoi të mohojë shpërnguljen e administratës. Por, gënjeshtrës së kryeqeveritarit i ‘doli boja’ shpejt nga raportimet e mëtejshme mediatike.

Emisioni “Piranjat” transmetoi dëshminë e drejtorit të teatrit “Bylis” në Fier, Klajdi Marku. Ky i fundit, gjatë një bisede me gazetarin e emisionit, pa e ditur se po filmohet, është shprehur se ka qenë i detyruar të jetë prezent në aktivitetin politik. “E bëre fotografinë, i thua ja isha, e hedh online. Marrim rrogën vëlla ç’të bëjmë…”, shpjegon ai, duke dëshmuar përdorimin e administratës për qëllime politike dhe elektorale nga Partia Socialiste dhe kryetari i saj.

Një ditë pas transmetimit të kësaj deklarate, drejtori njoftoi dorëheqjen dhe u justifikua duke u shprehur se “bëri shaka” me atë që tha.

Këtë të mërkurë, publikohet dëshmia e një kryebashkiaku socialist i cili thotë se mbi 7 vetë nga Shqipëria shkuan në takimin e Ramës në Athinë. Deklarata e Dishës është shpërndarë në rrjetet sociale nga kreu i PD-së Sali Berisha i cili me nota ironie shkruan: Uroj të mos ketë fatin e drejtorit të Fierit.

Etiketa: AthineEdi RamaKryesore1PSRama ne Athine

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Para
Filmi i Festivalit në Kanë, çfarë veshën yjet/ FOTO

Filmi i Festivalit në Kanë, çfarë veshën yjet/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com