GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shpirti i shqiponjës dykrenore në fanellat e reja të Kombëtares

11:01 - 24/03/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpirti i shqiponjës dykrenore në fanellat e reja të Kombëtares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Stili dhe grafika novatore, kombinuar me simbolet e rëndësishme të historisë e traditës së shqiponjave: Federata Shqiptare e Futbollit dhe Macron kanë zbuluar fanellat e reja (uniforma e parë, e dytë dhe e tretë), që do të shoqërojnë Kombëtaren shqiptare në rrugëtimin e kualifikuesve të Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Premiera është programuar të hënën më 27 mars 2023, kur skuadra e drejtuar nga Silvinjo do të përballet me Poloninë në ndeshjen e parë kualifikuese të Grupit E.

Shqiponja dykrenore, që përfaqëson identitetin e një populli, guximin dhe vlerat e tij, është motivi grafik dominues në fanellat e reja të Kombëtares. I fortë dhe i qartë mesazhi në mbështetje të mjedisit: uniformat janë realizuar tërësisht nga “Eco Fabric”, një material i përbërë 100% me plastikë të riciklueshme, duke konfirmuar kështu filozofinë e gjelbër të FSHF-së dhe Macron.

E para

Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi është me ngjyrë të kuqe me një jakë polo të zezë dhe mbyllje me tre kopsa. Skajet e mëngëve dhe një shirit vertikal anash janë gjithashtu me ngjyrë të zezë. Pjesa e pasme e qafës është e personalizuar me logon e FSHF, logon Macron ku shkruhet “Designed in Bologna” për të vërtetuar dhe nxjerrë në pah se si çdo veshje është konceptuar, dizajnuar dhe zhvilluar në selinë qendrore të kompanisë në Bolonjë.

Në pjesën e përparme dhe te supet fanellat karakterizohen nga një grafikë gjeometrike, brenda së cilës bie në sy dizajni i shqiponjës dykrenore.

Në anën e djathtë të gjoksit, e stampuar me material silikon logoja e Macron, në të majtë logoja e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në pjesën e pasme të qafës, në kornizën e jashtme, është qëndisur “ALBANIA” në ngjyrë të bardhë.

Në pjesën e poshtme të fanellës ka një shirit të brendshëm të personalizuar me mbishkrimin e përsëritur “Ti Shqipëri, më jep nder”, një fjali e kthyer në moton e Shqipërisë e marrë nga poezia e Naim Frashërit. Uniforma e parë plotësohet nga pantallona të shkurtra të zeza dhe çorape të zeza me një vijë të kuqe e të hollë në skajin e sipërm.

E dyta

Fanella e dytë për ndeshjet në transfertë është me ngjyrë të bardhë me jakë polo të zezë me vijë të hollë të kuqe, një kombinim kromatik që e gjejmë në skajet e mëngëve dhe në brezin vertikal në të dyja anët.

Paraqitja grafike është identike me fanellën e ndeshjeve në shtëpi me grafikë gjeometrike dhe dizajnin e shqiponjës me dy koka në pjesën e përparme. Gjithashtu në këtë rast ka shkrimin “Ti Shqipëri, më jep nder” në shiritin e brendshëm në pjesën e poshtme të fanellës dhe shkrimin “ALBANIA” me ngjyrë të zezë në pjesën e pasme të qafës.

Pantallonat e shkurtra janë të bardha me një kordon dhe shirita anësore në ngjyrë të zezë, ndërsa çorapet e bardha kanë një vijë të kuqe e të hollë në skajin e sipërm.

E treta

Së fundmi, fanella e tretë është e gjitha e zezë me detaje të kuqe në jakën me formë polo, në skajet e mëngëve dhe në vijën e hollë vertikale të kuqe anësore. Në gjoks logoja e FSHF është me silikon të kuq, ashtu si edhe logoja e Macron.

Në pjesën e përparme dhe në mëngët përsëriten grafika gjeometrike dhe në qendër bie në sy dizajni i shqiponjës, simbol i Kombëtares shqiptare. Pantallonat e shkurtra të zeza kanë një vijë të kuqe e të hollë vertikale anash, një vijë të kuqe që e gjejmë në skajin e sipërm të çorapeve gjithmonë të zeza.

Të gjitha fanellat janë të përshtatura në përmasat Slim Fit. Materiali kryesor me të cilën janë të përbëra është Eco-Softlock dhe prania e pjesshme e materialit Eco-Mesh i bëjnë veshjet veçanërisht të lehta dhe me ajrosje perfekte.

 

Etiketa: kombetareKryesore1uniforma

Lajme të lidhura

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë
Breaking Views

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe
Breaking Views

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
Para
Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, është nën hetim nga SPAK për disa ndërtime pa leje, por ai vazhdon me afera korruptive

Abuzime nën hundën e SPAK, Bushi i fal Bamit 173 milionë lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com