GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpulla mes vajzave në “Përputhen”, AMA del me një njoftim

14:47 - 16/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpulla mes vajzave në “Përputhen”, AMA del me një njoftim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas skandalit të dy ditëve më parë në spektaklin “Përputhen”, ku Lea gjuajti me shpullë Irisin, më në fund ka reaguar Autoriteti i Mediave Audiovizive. Në lidhje me këtë ngjarje, u revoltuan edhe shumë personazhe të njohur, ndërsa vetë produksioni vendosi të pezullojë nga programi Lean, Orsiolën dhe Donaton.

Së fundmi në reagimin e tyre Autoriteti i Mediave Audiovizive shkruan se është e disata herë që i tërhiqet vëmendja këtij produksioni.

Reagimi i plotës i AMA:

“Në përgjigje të ankesës suaj, drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në adresë të episodit të emisionit “Për ‘puthen”, transmetuar në TOP Channel më datë 14 Dhjetor 2022 në orën 18:15, referuar dhunës verbale dhe fizike, të ushtruar nga njëra prej pjesëmarrëseve (ora 18:50), ju bëjmë me dije, sa më poshtë vijon:Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë këqyrjes së përmbajtjes audiovizive përkatëse ka identifikuar shkelje të rënda etike gjatë diskutimit midis pjesëmarrësve, i cili pasi lejohet të jetë agresiv, përshkallëzohet në dhunë verbale dhe degjeneron deri në ushtrim të dhunës fizike.

Referuar ligjit nr. 97/2013 “Per mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 4/pika 2d, 2dh; neni 32/pika 4, neni 33/pika 1ç, 1d, neni 46/pika 2dh) dhe Kodit të Transmetimit (seksioni 1/ pika 1.1,1.2,1.3,1.4, 1.5, 1.6, 1.13 dhe 1.16; seksioni 5/ pika 5.30, 5.31, 5.34, 5.35, 5.36, 5.40, 5.44) sjelljet e sipërpërmendura përbëjnë shkelje dhe janë të pajustifikueshme për fashën orare dhe rrezikun, që paraqesin për edukimin e fëmijëve.Nisur nga fakti, se në një format të regjistruar produksioni i ka pasur mundësitë e evitimit të situatave të papranueshme, të krijuara gjatë regjistrimit, por s’e ka bërë këtë, theksojmë, se rruga e provokimit të shikuesve me pamje të tilla të evitueshme në transmetim, nuk është qasja e duhur për një subjekt audioviziv që ka në përdorim një frekuencë publike kombëtare.

Pluraliteti, diversiteti dhe debati i lirë gjatë komunikimit në studion televizive, nuk ka asgjë të përbashkët me dialogje agresive, fyrjen, përçmimin verbal apo gjestikulativ, që nxit dhunë verbale dhe fizike. Evitimi i elementëve të tillë nuk është censurë, por pergjegjesi profesionale dhe etike ndaj publikut dhe interesave të tij.

Duke qenë se në emisionin “Për’puthen” janë evidentuar në mënyrë të përsëritur shkelje të tilla etike, si: fyerje, stigmatizim, diskriminim, vulgaritet dhe tone të pakontrolluara komunikimi, që kanë përfunduar në dhunë, për të cilat Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar me disa tërheqje vëmendjeje (nr.3607prot., dt. 11.11.2021, nr.408prot., dt. 20.01.2022, nr.3755/1prot., dt. 17.11.2022)dhe kërkuar në emër të interesit më të lartë të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre nga efektet negative të ndjekjes së këtij formatishtyrjen e orarit të transmetimit aplikimin e sinjalistikës për përmbajtjet e papërshtatshme në fashat orare, kur ndjekës janë edhe fëmijët heqjen e përmbajtjeve audiovizive problematike nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar përkatës në Youtube.DJE

Autoriteti i Mediave Audiovizive, njoftoi subjektin audioviziv TOP Channel se ka nisur procedimin administrativ sipas parashikimeve të kuadrit legjislativ dhe i kërkoi atij heqjen urgjente të përmbajtjes audiovizive përkatëse nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar në Youtube.

Autoriteti i Mediave Audiovizive”

Etiketa: Perputhenspektakelvajzat

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Skandali i Katar-Gate, Giorgi dëshmoi mbi 10 orë dhe pranoi fajin

Skandali i Katar-Gate, Giorgi dëshmoi mbi 10 orë dhe pranoi fajin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit
Breaking Views

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar të mbetet mes protestuesve pas tensioneve të krijuara para godinës së Kryeministrisë me...

Lexo më shumë
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

19:45 - 20/02/26
“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

19:36 - 20/02/26
Protesta e PD, mes pjesëmarrësve edhe Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga një deputet

Protesta e PD, mes pjesëmarrësve edhe Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga një deputet

19:27 - 20/02/26
Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh

Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh

19:17 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com