GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqipëria bën hapa pas në sundimin e ligjit, përkeqësohet korrupsioni dhe siguria

09:55 - 27/10/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria bën hapa pas në sundimin e ligjit, përkeqësohet korrupsioni dhe siguria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ka rënë me tre vende në Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2022 publikuar nga ëorldjusticeprojetc, një organizatë ndërkombëtare e shoqërisë civile e cila merr në analizë ecurinë në 140 vende të disa prej aspekteve më domethënëse të lidhura me ligjin dhe të drejtën.

Indeksi për vitin 2022 e rendit Shqipërinë në vendin e 87 mes 140 vendeve teksa në vitin 2021 ajo renditej në vendin e 84.

Indeksi ndërtohet në bazë të tetë faktorëve ku i pari është ai i kufizimeve në kompetencat e qeverisë që nënkupton se deri në çfarë pike institucionale dhe kushtetuese limitohen zyrtarët për të mbajtur përgjegjësi para ligjit.

Ky faktor përfshin edhe sesa i lirë është shtypi duke mbetur jashtë kontrollit të qeverisë Në këtë tregues Shqipëria renditet e 105 mes 140 vendeve ndërsa një vit më parë në këtë tregues renditeshim të 109-et.

Mungesa e korrupsionit është treguesi i dytë që merret në analizë dhe mban parasysh tre forma: ryshfetin, ndikimin e papërshtatshëm nga interesi publik dhe privat dhe shpërdorimi i fondeve publike dhe burimeve të tjera.

Shqipëria renditet në vitin 2022 në vendin e 107 ndërkohë që një vit më parë në atë të 105-të.

Qeveria e hapur është treguesi i tretë dhe merr në analizë aspektin se deri në çfarë pike qeveria është transparente duke ndarë informacion , fuqizon njerëzit me mjete për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë dhe nxit pjesëmarrjen e qytetarëve në diskutimet e politikave publike. Në këtë tregues Shqipëria renditet e 84 ndërkohë që një vit më parë në vendin e 82.

Treguesi i katërt për të drejtat themelore ndalet në atë sesa i respekton shteti të drejtat sipas ligjeve kombëtare dhe konventave ndërkombëtare të njerëzve të tij ku renditemi në vendin e 63 nga vendi i 62 që ishim në 2021.

Rendi dhe siguria është treguesi i pestë merr në analizë sesa shoqëria garanton sigurinë e njeriut dhe të pronës ku për 2022 renditemi në vendin e 50 nga vendi i 47 që ishim më herët.

Zbatimi i rregulloreve ndalet në masën në të cilën rregulloret zbatohen në mënyrë të drejtë dhe efektive në vend dhe janë treguesi i 6 i indeksit. Shqipëria renditet në vendin e 112 ndërkohë që në vitin 2021 ishte në vendin e 107.

Drejtësia civile është e shtata në radhën e treguesve dhe mban parasysh nëse njerëzit e zakonshëm mund t’i zgjidhin ankesat e tyre në mënyrë paqësore dhe në mënyrë efektive nëpërmjet sistemit të drejtësisë civile. Në këtë aspekt renditemi për 2022 në vendin e 98  teksa një vit më parë në vendin e 92.

I fundit është treguesi i të drejtës kriminale dhe ky është një skanim i sistemit të drejtësisë duke përfshirë nga policia tek avokatët, prokurorët, gjyqtarët apo policia e burgjeve.

Treguesi sheh sesa efektiv është sistemi dhe sa garanton ai gjetjen  e të drejtës dhe dënimin e personave për vepra penale kundër shoqërisë. Për vitin 2022 renditemi në vendin e 81 duke rënë me një pozicion nga viti i kaluar./MONITOR

Etiketa: indeksikorrupsioniligjiraportsiguria

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Kryetari i Listës serbe paralajmëron tensione në veri të Kosovës

Kryetari i Listës serbe paralajmëron tensione në veri të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com