GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqipëria drejt braktisjes/ Ndryshon parulla: Profesionistët janë, por po vendosin të ikin…

13:07 - 16/07/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria drejt braktisjes/ Ndryshon parulla: Profesionistët janë, por po vendosin të ikin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sezoni turistik, që tani ka filluar, po rikthen vëmendjen te një problem gjithmonë e më i dukshëm i ekonomisë shqiptare, mungesa e punonjësve. Raporti special i kësaj jave të revistës përpiqet të japë një panoramë të detajuar mbi mungesën e punonjësve në sektorë kyç të ekonomisë.

Disa vite më parë, nën parullën “punë ka, por nuk ka profesionistë”, qeveria u përpoq të justifikonte problemin, duke gjetur si fajtor mungesën e dëshirës nga ana e publikut për të punuar. Që nga ajo kohë, dy zhvillime duket se e kanë rrëzuar fabulën.

E para, rritja ekonomike nuk reflektohet në rritje pagash. Teoria ekonomike është mjaft e qartë: kur nuk arrin ta blesh një produkt, duhet të ofrosh më shumë. Kështu edhe kompanitë shqiptare duhet të përpiqeshin të rrisnin pagat gjatë kohës që ankoheshin për mungesë stafi. Dilema ishte nëse kompanitë mund të justifikonin rritjen e pagës në bazë të të ardhurave.

Të dhënat për periudhën 2014-‘19 tregojnë se sado anemike, ekonomia vazhdoi të rritej me një normë mesatare prej thuajse 3% në vit. Por ndërkohë pagat reale, sipas të dhënave të INSTAT, nuk e ndoqën aspak këtë ritëm, duke ndjekur thjesht normën e inflacionit gjatë këtyre viteve.

Me të drejtë, tema e pabarazisë filloi të diskutohej gjithmonë e më shumë në publik. Sado pak, ekonomia e vendit po vazhdonte të rritej, por frytet e saj po përqendroheshin në gjithmonë e më pak duar. Profesionistët donin të punonin, por pagat nuk po mbanin hapin e zhvillimit.

Zhvillimi i dytë që rrëzoi fabulën ishte emigrimi masiv i po së njëjtës periudhë. Megjithëse të dhënat zyrtare janë shpesh të paqarta, mendohet se rreth 400 mijë qytetarë shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë kësaj periudhe në kërkim të punësimit të përhershëm, apo të përkohshëm. E gjitha kjo tregonte se shqiptarët ishin të gatshëm të punonin, qoftë edhe larg familjeve të tyre, por në këmbim të një page të duhur, apo në kërkim të një karriere të qëndrueshme.

Tregues jo zyrtarë tregonin për një eksod fillestar të profesionistëve të rinj, kryesisht në grupmoshën 30-40 vjeç. Të tërhequr nga sektorë dinamikë si programimi, mjekësia, financa, ata përbënin një pjesë të konsiderueshme të emigrantëve në vitet 2014-‘19. Por, siç tregon raporti i javës, tendenca po vazhdon dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, duke përfshirë dhe ata që konsiderohen “punëtorë jo të kualifikuar”.

Ndërtimi, fasoneria, hoteleri-turizmi, po vuajnë ndjeshëm mungesën e krahut të punës, teksa punonjësit potencialë të sektorit po shohin gjithmonë e më shumë drejt emigracionit.

Është e qartë tashmë se ky është një problem madhor dhe për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare!

Ajo çka nuk është ende e qartë është rrugëdalja nga ky problem. Bizneset shqiptare po përpiqen ta tejkalojnë duke importuar krah më të lirë pune nga vende më të varfra se Shqipëria, shpesh nga Azia Jugore dhe Juglindore.

Por kjo duket të jetë një lëvizje afatshkurtër dhe e paqëndrueshme. Nëse punëtorët shqiptarë synojnë tregjet e pasura të kontinentit, pse vallë nuk duhet të bëjnë të njëjtën gjë dhe punonjësit që po synojnë të afrojnë bizneset shqiptare? Hendeku i zhvillimit ekonomik mes Shqipërisë dhe vendeve më të zhvilluara të kontinentit bën që vendi ynë të jetë, në rastin më të mirë, thjesht një ndalesë afatshkurtër për ata punonjës që synojnë po ashtu si shqiptarët, Europën Perëndimore.

Ruajtja dhe rritja e kapitalit njerëzor në Shqipëri duket se lidhet me problemet sistemike që prekin ekonominë dhe politikën shqiptare.

Thënë thjesht, kompanitë kryesore të vendit janë ato që përfitojnë tendera, koncesione apo licenca publike. Shumë pak prej tyre investojnë në inovacion apo zhvillim kapitali njerëzor, për aq kohë sa përfitimi varet nga lidhja politike dhe jo performanca ekonomike.

Nga ana tjetër, mungesa e rrotacionit të elitës në politikë bën që kompanitë përfituese të jenë përherë të njëjta duke larguar nga tregu konkurrentë të rinj. E gjitha kjo krijon një treg pune ku mundësitë e rritjes dhe zhvillimit profesional janë të pakta.

Për aq kohë sa Shqipëria nuk do të gjejë një zgjidhje për këto probleme, gjasat janë që emigracioni i kapitalit njerëzor do të vazhdojë me ritme e sotme. Me sa duket, profesionistët po zgjedhin punën, qoftë edhe larg familjes, e jo borderotë e kompanive fantazmë./ Monitor

Etiketa: braktisjelargimpunepunonjesShqiperia

Lajme të lidhura

rruga Librazhd-Prrenjas mbulohet nga balta dhe inertet, shkak zvarritja e punimeve
Breaking Views

rruga Librazhd-Prrenjas mbulohet nga balta dhe inertet, shkak zvarritja e punimeve

14:40 - 25/01/26
Protesta e kamionistëve në Mal të Zi bllokon Hanin e Hotit, ndalet kalimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria
Breaking Views

Protesta e kamionistëve në Mal të Zi bllokon Hanin e Hotit, ndalet kalimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria

12:00 - 25/01/26
Protesta bllokon kufijtë me Maqedoninë e Veriut, pritet kufizimi i lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje të Shqipërisë
Breaking Views

Protesta bllokon kufijtë me Maqedoninë e Veriut, pritet kufizimi i lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje të Shqipërisë

11:54 - 25/01/26
Para
Deputeti maqedonas përplaset me shqiptarët: E gjithë familja e Skëndërbeut ka emra serbë

Deputeti maqedonas përplaset me shqiptarët: E gjithë familja e Skëndërbeut ka emra serbë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin
Breaking Views

Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin

16:30 - 25/01/26

Java e 19-të e Kategorisë së Parë dhuroi emocione, gola dhe rivalitet të fortë në të gjitha ndeshjet. Skuadrat kryesuese...

Lexo më shumë
Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë

Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë

16:24 - 25/01/26
Mbijetesë, presion dhe protesta: Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe

Mbijetesë, presion dhe protesta: Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe

16:12 - 25/01/26
‘U vra në pabesi, shpëtoi të tjerët’! Rrëfimi tronditës i bashkëshortes së Petrit Ndout, që e vranë me çekiç

‘U vra në pabesi, shpëtoi të tjerët’! Rrëfimi tronditës i bashkëshortes së Petrit Ndout, që e vranë me çekiç

15:47 - 25/01/26
Hyn “Live” nga qelia e burgut! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

Hyn “Live” nga qelia e burgut! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

14:55 - 25/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com