GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesa në Europë në raport me popullsisë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre përfundojnë në divorc, duke na renditur sërish ndër të parat në Europë.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat në raportin: “Sa martesa dhe divorce kanë ndodhur në vitin 2020?”. Në vitin 2020 kishte 6.16 martesa për një mijë banorë, pothuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian prej 3.2.

Shumë martohen, por dhe shumë divorcohen. Në Shqipëri, në vitin 2020 u regjistruan 1.5 divorce për një mijë banorë, duke u pasqyruar në hartën e Eurostat me ngjyrë jeshile, ku tregohen shtetet në kategorinë e katërt me norma më të larta divorci (1.4-1.6). Ndërsa në rajon, Shqipëria zë vendin e parë. Normën më të ulët të divorceve në rajon e ka Kosova, me 0.5 për një mijë banorë dhe më të lartën pas nesh Mali i Zi, me 1.3. Kosova ka dhe normën më të ulët të divorceve në gjithë Europën. Kosova mban dhe rekordin e martesave në Europë, me 9.8 martesa për një mijë banorë (viti 2019).

Në vitin 2019, në Shqipëri u regjistruan 2.1 divorce për një mijë banorë. Ulja në 2020-n është e lidhur me pasojat e pandemisë dhe karantinës që shoqëroi atë, që çoi në gjykimin e më pak çështjeve. Ndërsa në 2019-n, që është një vit normal, vendi ynë renditet i 11-i në gjithë Europën për numrin e lartë të divorceve.

Në Europë rekord për ndarjen e mbajnë çiftet e vendeve të ish bashkimit Sovjetik, Ukraina, Letonia, Lituania, Gjeorgjia, më pas vendet nordike si Suedia, Finlanda, Estonia (shih grafikun).

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se numri i divorceve është shtuar ndjeshëm dekadën e fundit. në vitin 2019 u shënuan 26 divorce për 100 martesa, nga 8.2 që ishte ky tregues në fillim të viteve 1990. Vështirësitë ekonomike, emigracioni, dhuna në familje, por dhe rritja e pavarësisë ekonomike të grave janë disa nga arsyet që kanë ndikuar këtë tendencë. Rreth 56% e kërkesave për divorc në 2019-n u bënë nga gratë, sipas të dhënave të tjera nga gjykatat. https://www.monitor.al/padite-per-divorc-jane-grate-qe-po-lene-burrat/

Europa

Sipas Eurostat, që nga viti 1964, shkalla e martesës në BE ka rënë nga 8,0 për 1 000 banorw në 1964 në 3,2 në 2020. Në të njëjtën kohë, shkalla e divorcit është dyfishuar, duke u rritur nga 0,8 për 1 000 njerëz në 1964 në 1,6 në 2020. Është interesante, thotw Eurostat, qw shkalla e divorcit është ulur në dekadën e fundit, nga 1.9 për 1000 persona në vitin 2010.

Në vitin 2020, nw BE kishte rreth 1.4 milionë martesa dhe rreth 0.7 milionë divorce, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme për të gjitha shtetet anëtare të BE-së, nga 1.9 milionë martesa dhe 0.8 milionë divorce të vlerësuara në vitin 2019. Rënia e paprecedentë e martesave mund t’i atribuohet disi masave që lidhen me kufizimin e përhapjes së COVID-19.

Shtetet Anëtare të BE-së me numrin më të madh të martesave në raport me popullsinë ishin Hungaria (6.9 martesa për 1000 persona), Letonia (5.6) dhe Lituania (5.5). Në të kundërt, normat më të ulëta të martesës ishin rreth 2 martesa për 1000 banorë, të cilat u raportuan në Itali (1.6), Portugali (1.8), Spanjë dhe Irlandë (të dyja 1.9).

Marrë nga MONITOR

 

Etiketa: divorcemartesenumerShqiperi

Lajme të lidhura

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja
Aktualitet

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja

11:42 - 06/11/26
Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës
Breaking Views

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

23:28 - 05/11/26
“Mungojnë barnat në spitale”/ KE: Qytetarët paguajnë nga xhepi mbi 48% të shpenzimeve
Breaking Views

“Mungojnë barnat në spitale”/ KE: Qytetarët paguajnë nga xhepi mbi 48% të shpenzimeve

19:32 - 05/11/26
Para
Skandali me ashensorin në QSUT, shoqërohet një person

Aksidenti në QSUT/ Zbulohet emri i kompanisë që merret me administrimin e ashensorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Vlorë, e zuri korrenti gjatë punës në nënstacion (Emri)
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Vlorë, e zuri korrenti gjatë punës në nënstacion (Emri)

13:22 - 06/11/26

Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një elektricisti 45-vjeçar në fshatin Kocul të Vlorës. Viktima...

Lexo më shumë
Berisha bën përsëri thirrje: Nesër të gjithë me studentët, të gjithë për suksesin e revoltës së tyre

Berisha bën përsëri thirrje: Nesër të gjithë me studentët, të gjithë për suksesin e revoltës së tyre

13:18 - 06/11/26
Ardit Gjebrea del nga SPAK, kyç gojën për gazetarët: Nuk flas dot se është sekret hetimor

Ardit Gjebrea del nga SPAK, kyç gojën për gazetarët: Nuk flas dot se është sekret hetimor

13:08 - 06/11/26
Prokuroria çon në gjyq administratorin e “EURO-BETON 2005”, sekuestrohen 10 mln € pasuri (Emri)

Prokuroria çon në gjyq administratorin e “EURO-BETON 2005”, sekuestrohen 10 mln € pasuri (Emri)

12:44 - 06/11/26
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Protestat janë një e drejtë themelore, dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Protestat janë një e drejtë themelore, dhuna në protesta na ka shokuar!

12:36 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com