GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Mirditë, ngjarja në Orikum dhe plagosja në Korçë/ PD reagim zyrtar: Autoriteti i shtetit po sfidohet nga krimi, Shqipëria në terror

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Atentati në Mirditë, ngjarja në Orikum dhe plagosja në Korçë/ PD reagim zyrtar: Autoriteti i shtetit po sfidohet nga krimi, Shqipëria në terror
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend.

PD thekson se kriminaliteti është fotografia e një shteti , “autoriteti i të cilit po sfidohet hapur nga krimi”

“Partia Demokratike kërkon zbardhjen e menjëhershme dhe të plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve. Ne mbështesim çdo punonjës të Policisë së Shtetit që përballet me krimin dhe kryen me profesionalizëm detyrën e tij. Por Shqipëria nuk mund të qeveriset me postblloqe të ngritura pasi është kryer vrasja, me ndjekje policore pasi është rrethuar biznesi dhe me komunikata pasi është qëlluar me armë. Policia nuk mund të jetë gjithmonë një hap pas krimit. Shteti duhet të jetë një hap përpara tij.

Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama dhe qeveria e tij duhet t’u përgjigjen shqiptarëve: si është e mundur që grupe të organizuara të lëvizin me tetë automjete për të rrethuar një biznes, ndërsa armët shkrepen dhe njerëzit vriten apo plagosen në rrugët e vendit?”, shprehet PD.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Brenda pak orësh, Shqipëria është terrorizuar nga tri ngjarje të rënda kriminale, nga Mirdita në Orikum dhe Korçë.

Në Ndërfushaz të Mirditës, 65-vjeçari Viktor Bardhi u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Në Orikum, ndërkohë, pronari i një resorti ka denoncuar se është kërcënuar nga persona të armatosur. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të paktën tetë automjete që mbërrijnë përpara kompleksit, bllokojnë zonën dhe prej tyre zbresin disa persona.

Pas ndërhyrjes së policisë, një prej automjeteve të dyshuara është aksidentuar gjatë largimit. Brenda tij, sipas informacioneve të raportuara, janë gjetur tre persona dhe një armë zjarri.

Në Korçë, po brenda së njëjtës ditë, armët kanë folur përsëri. Të shtëna në unazën e qytetit kanë lënë një person të plagosur, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Një qytetar vritet në pritë.

Një biznes rrethohet nga një grup që lëviz me tetë automjete.

Një tjetër qytetar plagoset me armë në qytet.

Të gjitha brenda pak orësh.

Kjo nuk është një ditë normale në një vend të sigurt. Kjo është fotografia e një shteti, autoriteti i të cilit po sfidohet hapur nga krimi.

Kur një grup mund të organizojë tetë automjete, të lëvizë në formacion, të rrethojë një biznes dhe të kërcënojë pronarin në mes të ditës, nuk kemi më të bëjmë vetëm me një episod të kronikës së zezë. Kemi të bëjmë me një demonstrim force dhe me bindjen e botës së krimit se mund të veprojë në territorin e Republikës pa iu trembur shtetit.

Kur në të njëjtën ditë një qytetar ekzekutohet në Mirditë dhe një tjetër plagoset me armë në Korçë, pyetja nuk është më vetëm se kush janë autorët. Pyetja është: ku është shteti?

Partia Demokratike kërkon zbardhjen e menjëhershme dhe të plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve. Ne mbështesim çdo punonjës të Policisë së Shtetit që përballet me krimin dhe kryen me profesionalizëm detyrën e tij.

Por Shqipëria nuk mund të qeveriset me postblloqe të ngritura pasi është kryer vrasja, me ndjekje policore pasi është rrethuar biznesi dhe me komunikata pasi është qëlluar me armë.

Policia nuk mund të jetë gjithmonë një hap pas krimit. Shteti duhet të jetë një hap përpara tij.

Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama dhe qeveria e tij duhet t’u përgjigjen shqiptarëve: si është e mundur që grupe të organizuara të lëvizin me tetë automjete për të rrethuar një biznes, ndërsa armët shkrepen dhe njerëzit vriten apo plagosen në rrugët e vendit?

Problemi nuk është vetëm krimi që shohim. Problemi është pandëshkueshmëria dhe dobësimi i autoritetit të shtetit që i kanë dhënë krimit kurajën të dalë hapur në rrugë.

Tre ngjarje të rënda brenda një dite nuk mund të fshihen pas propagandës së “Rilindja 2.0”.

Shqiptarëve nuk u duhet një version i ri i propagandës së vjetër. U duhet një shtet që kontrollon territorin, mbron jetën dhe pronën dhe që nuk negocion autoritetin e tij me të fortët dhe botën e krimit.

Partia Demokratike, në qeverisje, do ta rikthejë rendin dhe sigurinë publike në krye të detyrave të shtetit. Ne do të shkëpusim çdo lidhje mes politikës, policisë dhe botës së krimit; do të çlirojmë Policinë e Shtetit nga emërimet politike dhe do të promovojmë profesionistët mbi bazën e meritës dhe integritetit; do të forcojmë inteligjencën kriminale dhe hetimin proaktiv për të goditur grupet e organizuara përpara se ato të godasin qytetarët; do të godasim armëmbajtjen e paligjshme dhe asetet financiare të krimit; do të vendosim mbrojtjen e biznesit të ligjshëm nga kërcënimi dhe zhvatja në qendër të politikave të sigurisë; dhe do t’u japim policëve profesionistë teknologjinë, burimet, pagën dhe mbështetjen institucionale që u nevojitet për t’u përballur me krimin.

Nuk premtojmë një Shqipëri pa krim. Premtojmë një Shqipëri ku krimi i trembet shtetit dhe jo qytetari krimit.

Sepse një shtet që mbërrin vetëm pasi është shkrepur arma nuk është një shtet që garanton siguri.

Etiketa: krimiKryesore1PDreagimShtetiterror

Lajme të lidhura

Humb celulari i sekuestruar në qelinë e burgut të Fierit, pezullohen katër gardianë
Aktualitet

Humb celulari i sekuestruar në qelinë e burgut të Fierit, pezullohen katër gardianë

19:05 - 03/09/26
Shkon për dekretim propozimi i Klodiana Spahiut si Ministre e Shëndetësisë, Presidenti Begaj ka 7 ditë kohë për vendimin
Aktualitet

Shkon për dekretim propozimi i Klodiana Spahiut si Ministre e Shëndetësisë, Presidenti Begaj ka 7 ditë kohë për vendimin

18:45 - 03/09/26
Mbyllja e profileve sociale, Salianji: Edi Rama ka humbur autoritetin për të qeverisur!
Aktualitet

Mbyllja e profileve sociale, Salianji: Edi Rama ka humbur autoritetin për të qeverisur!

17:29 - 03/09/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb celulari i sekuestruar në qelinë e burgut të Fierit, pezullohen katër gardianë
Aktualitet

Humb celulari i sekuestruar në qelinë e burgut të Fierit, pezullohen katër gardianë

19:05 - 03/09/26

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetimet për katër...

Lexo më shumë
Shkon për dekretim propozimi i Klodiana Spahiut si Ministre e Shëndetësisë, Presidenti Begaj ka 7 ditë kohë për vendimin

Shkon për dekretim propozimi i Klodiana Spahiut si Ministre e Shëndetësisë, Presidenti Begaj ka 7 ditë kohë për vendimin

18:45 - 03/09/26
Atentati në Mirditë, ngjarja në Orikum dhe plagosja në Korçë/ PD reagim zyrtar: Autoriteti i shtetit po sfidohet nga krimi, Shqipëria në terror

Atentati në Mirditë, ngjarja në Orikum dhe plagosja në Korçë/ PD reagim zyrtar: Autoriteti i shtetit po sfidohet nga krimi, Shqipëria në terror

18:17 - 03/09/26
Mbyllja e profileve sociale, Salianji: Edi Rama ka humbur autoritetin për të qeverisur!

Mbyllja e profileve sociale, Salianji: Edi Rama ka humbur autoritetin për të qeverisur!

17:29 - 03/09/26
Kuçovë/ Shoqëruan me forcë kryefamiljarin në sy të fëmijëve, pezullohen nga detyra tre efektivët

Kuçovë/ Shoqëruan me forcë kryefamiljarin në sy të fëmijëve, pezullohen nga detyra tre efektivët

17:24 - 03/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com