GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria sheh ‘makthe’ në Wembley, Anglia shuan ëndrrën e kuqezinjve

22:46 - 12/11/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një humbje të thellë 5-0 në “Wembley” në një sfidë ku kërkohej mrekullia nga kuqezinjtë por që fatkeqësisht përfundoi në një natë traumatike. Shqipëria u dorëzua pa kushte ndaj Anglisë duke i thënë lamtumirë kualifikimit në Botëror.


Shqipëria e nisi mirë takimin duke u pozicionuar në gjysmëfushën e Anglisë por pa patur forcën e duhur për të rrezikuar vendasit të cilët filluan të kontrollonin lojën.


Në minutën e 9 të takimit Gjasula shkakton një faull të panevojshëm nga ku nisi edhe aksioni i golit të parë. Maguire kalon në avantazh vendasit pas asistit të James.


Më pas Shqipëria kreu dy zëvendësime të detyrueshme duke u larguar nga loja Bare dhe Kumbulla për shkak dëmtimi teksa në lojë u inkuadruan Laçi dhe Dermaku. Për Shqipërinë kishte mundësi të shkëlqyer shënimi sulmuesi Uzuni por humbi një shans të artë përballë Pickford.


Vendasit tregohen të pamëshirshëm teksa dyfishojnë shifrat me Kane në të 18 minutë ndërsa 10 minuta më pas shënojnë edhe golin e tretë me Henderson.


Shqipëria është e pafuqishme përballë Anglisë që realizojnë edhe të katërtin në minutën e 33 me autor Harry Kane që përfitoi nga vendosja e gabuar e mbrojtjes kuq e zi si dhe pakujdesia e portierit Strakosha.


Spektakli i Kane nuk u mbyll këtu pasi në fundin e pjesës së parë realizoi tripletën personale. Një ndeshje thuajse perfekte e Anglisë që ka dominuar totalisht 45 minutat e para. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit me Shqipërinë që për fatin e mirë nuk pësoi gola të tjerë. Në këtë mënyrë merr fund shpresa e kuqezinjve për kualifikim në kampionatin Botëror të Katarit.

Etiketa: kombetarjaSport

Lajme të lidhura

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund
Sport

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26
Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen
Sport

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

12:15 - 15/03/26
Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)
Breaking Views

Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

11:53 - 15/03/26
Para
Mes lotësh, Semi takon babain pas tre vitesh

Mes lotësh, Semi takon babain pas tre vitesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së
Breaking Views

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26

Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj...

Lexo më shumë
Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

18:32 - 15/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com