GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria U-17, kuqezinjtë të pafat, barazim 2-2 ndaj Irlandës së Veriut

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria U-17, kuqezinjtë të pafat, barazim 2-2 ndaj Irlandës së Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e 17 vjeҫarëve ka luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjen e fundit eliminatore për Qualifying Round që zhvilloheshin në Irlandën e Veriut. Kuqezinjtë tanë kishin përballë organizatorët e turneut, irlandezo veriorët, që vinin në këtë ndeshje pas dy rezultateve të ngjashme me skuadrën tonë. Ndeshja pa dominues kuqezinjtë që ishin dy herë në avantazh por pa arritur të mbyllin ndeshjen dhe gjithҫka përfundoi në barazim 2-2.

Trajneri Ervin Bulku hodhi në fushë këtë formacion: Totoshi, Muca, Adi Kurti, Arlind Kurti ©️, Xhixho, Kasmollari, Tresa, Kasa, Fikaj, Haxhari, Ageja. Fraksioni i parë i lojës pa skuadrën tonë superiore ndaj kundërshtarëve, superioritet që u konkretizua me golin e Orsi Agejas në minutën e 34-të. Djemtë vazhduan lojën sulmuese, krijuan dhe dy mundësi të tjera shënimi por që nuk u konkretizuan. Pjesa e dytë fillon me të njëjtin formacion që kishte zbritur nga minuta e parë. Në minutën e 52-të, Irlanda e Veriut shfrytëzon në mënyrën më të mirë një rrëmujë në zonë, me topin që goditet nga Boyd dhe përfundon pas krahëve të Totoshit. Trajneri Bulku reagon menjëherë dhe aktivizon Kolecin, Shtrazën dhe Rucin për Muҫën, Agejën dhe Kosmallarin.

Skuadra vazhdon të sulmojë dhe të jetë superiore ndaj kundërshtarit duke krijuar aksione sulmuese dhe raste për shënim. Klevis Haxhari në minutën e 66-të godet me të majtën brenda zone duke shënuar një gol shumë të bukur. Skuadra vazhdon të ketë kontrollin e lojës, ndërkohë që në minutën e 82-të bëhen edhe dy zëvëndësimet e fundit me Sylën dhe Sulejmanin që marrin vendin e Tresës dhe Kasës. Kur ndeshja dukej se do të përfudonte në favor të kuqezinjve tanë, në minutën e 85-të irlandezo veriorët barazojnë me Kellyman që shfrytëzon një neglizhencë në mbrojtjen tonë. Pavarsisht insistimit dhe hedhjes totale në sulm, gjithҫka mbyllet në barazim 2-2 në këtë rrugëtim eliminator në Irlandën e Veriut.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun
Breaking Views

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!
Sport

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!

13:40 - 12/11/26
Para
Bilanci i tërmetit në Bulqizë: 171 banesa dhe 10 pallate të dëmtuara

Bilanci i tërmetit në Bulqizë: 171 banesa dhe 10 pallate të dëmtuara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com