GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ Hashim Thaçi uron kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ Hashim Thaçi uron kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën e kryeministrit Rama ku ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi uron kreun e partisë socialiste.

Postimi i Ramës:

Vëlla Edi,

Dhomat e ngushta e muret e qelisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shpërthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde. Entuziazëm ky që vështirë gjen vend në zymtësinë e vetmisë së ditëve të burgut. Por, si rrallë herë kohëve të fundit, sot jam i lumtur dhe i qetë për fitoren tënde, vëllau im.

Sot, dielli ngrohte zemrën e Shqiptarit brenda meje.

Sot, për Shqipërinë kam mall, dashuri, e nostalgji. Sot, si jo-rrallë herë kohëve të fundit, u fundosa i buzëqeshur në dallgët e kujtimeve të lavdishme të ditëve të luftës. U kujtova për ata që luftuan me mua, ata që ranë që lirinë ta sjellin mes nesh, dhe krejt atë çka idealizuam aq shumë për Shqipërinë, sa u betuam të jepnim edhe jetën për çlirimin dhe bashkimin e trojeve Shqiptare. Ky ishte betimi im dhe i shokëve të mi si ushtarë të UÇK-së, betim e luftë që sot më mban të qëndroj kokë-lartë e me ndërgjegje qetësisht të pastër përballë të panjohurës

Me gjithë ndërgjegjen e pastër e luftën e dinjitetshme për t’u bashkuar me Shqipërinë, mu kujtua se vetëm atëherë kur Kosova u çlirua, ne e kuptuam se bashkimi ishte larg dhe i pamundshëm. Shqipëria e poezive dhe librave ishte dëshirë e ideal, e jo pasqyrë e realitetit të kohës. Unë edhe kam luftuar për kët’ ideal me Kosovën brenda Shqipërisë. Kur mundësitë u kufizuan, unë luftova për Kosovën shtet – krenarinë e jetës time.

Jam munduar shumë për Kosovën, por edhe kam gabuar – dikur me entuziazmin e idealistit, e më vonë me arrogancën e pushtetarit.

Ama, vëllau im Edi, kurrë s’kam gabuar me raportin të cilin kemi krijuar bashkë. Ti je vëlla i ditëve të vështira, e shok i ditëve të bukura. Je Kryeministri i Shqipërisë që idealizova, dhe vëllau shqiptar për të cilin me entuziazëm luftova. Sot, Shqipëria që ti aq shumë punove ta ndërtosh, është Shqipëria për të cilën dikur u betova të luftoj. Është Shqipëria e poezive të Naimit – Shqipëria me malet e bukura e lisat e gjatë që sot, në tavanin e qelisë së burgut, më vizatohen e më rrin n’mend dit’ e natë.

Pra, vëllau im Edi, ti që bëre Shqipërinë të cilën e idealizova si i ri e u betova si ushtar, po të them i bindur se fitoren tënde e gëzojnë shqiptarët. Me ta, u gëzova edhe unë pa masë.

Prandaj, me librat që më shoqërojnë në vetminë e këtyre ditëve ku koha refuzon të nxitojë, unë të përqafoj dhe uroj vëllazërisht nga larg për shkak të pamundësisë për të festuar bashkë. Është e shëmtuar që nuk mund të jem aty, por përtej afshit revolucionar të kujtimeve të mia si ushtar dhe pragmatizmit prej politikani që m’godet herë-pas-here në formë kujtimesh, sot nuk të uroj si miku me të cilin ndave copa të rrugëtimit politik, por si vëllaut tim nga gjaku.

Me shpresën që do të mund të takohemi përsëri duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën, po të uroj të vazhdosh të japësh gjithçka nga shpirti yt për Shqipërinë. Kjo sepse edhe kur në ditët ku drita e diellit nuk depërton në muret e mbyllura të qelisë, dielli ngroh zemrën time vetëm at’herë kur Shqipëria dhe Kosova janë mirë.

Sot Shqipëria fitoi! Sot shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vlla, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët.

Me dashuri,

Vëllau yt,

Hashimi

Lajme të lidhura

Ervin Salianji: Rama takoi Berishën në Rinas! A bënë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng?
Breaking Views

Ervin Salianji: Rama takoi Berishën në Rinas! A bënë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng?

18:02 - 27/09/26
Rama mbrohet me stilin e “të pandehurit”: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që ju kam marrë një qindarkë
KRYESORE

Rama mbrohet me stilin e “të pandehurit”: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që ju kam marrë një qindarkë

15:30 - 27/09/26
“Orë super e shtrenjtë, dhuratë nga krimi i organizuar?”- Edi Rama: Kam një dyzinë të regjistruara…
Breaking Views

“Orë super e shtrenjtë, dhuratë nga krimi i organizuar?”- Edi Rama: Kam një dyzinë të regjistruara…

15:15 - 27/09/26
Para
SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ Mark Marku: PD nuk do ti njoh zgjedhjet

SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ Mark Marku: PD nuk do ti njoh zgjedhjet

TË FUNDIT

U martua me një grua ruse/ Detaje të reja për Salvatori Aliun që u arrestua në Rusi
Aktualitet

U martua me një grua ruse/ Detaje të reja për Salvatori Aliun që u arrestua në Rusi

19:11 - 27/09/26

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni, për kapjen në Rusi të Salvatore alias Shpëtim Aliut në Federatën Ruse, ku...

Lexo më shumë
Tragjedi në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes së motorit me shtyllën, plagoset edhe një 17-vjeç

Tragjedi në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes së motorit me shtyllën, plagoset edhe një 17-vjeç

19:07 - 27/09/26
Ervin Salianji: Rama takoi Berishën në Rinas! A bënë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng?

Ervin Salianji: Rama takoi Berishën në Rinas! A bënë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng?

18:02 - 27/09/26
Arrestohet i riu që vodhi kasën e një supermarketi në Vlorë

Arrestohet i riu që vodhi kasën e një supermarketi në Vlorë

17:47 - 27/09/26
Aleksandër Vuçiç jep sot dorëheqjen, nuk “harron” mikun e vjetër

Aleksandër Vuçiç jep sot dorëheqjen, nuk “harron” mikun e vjetër

17:32 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com