GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shqiptarët po ikin nga deti dhe mali”, Gjekmarkaj: Po i detyron qeveria, oligarkët dhe hallexhinjtë…

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Shqiptarët po ikin nga deti dhe mali”, Gjekmarkaj: Po i detyron qeveria, oligarkët dhe hallexhinjtë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka ironizuar situatën aktuale në vend ku shumë të rinj po largohen jashtë shtetit drejt Britanisë së Madhe apo Gjermanisë.

Në fjallën e tij, deputeti demokrat tha se shqiptarët po ikin nga deti duke mbushur tregetet ndërsa shtoi se në lagje nuk e gjen më berberin, shitësin e një jave më parë ndërsa bizneset janë në “krizë” për punonjës.

“Shqiptarёt gjithmonë kanë qenë të shtrёnguar të bëjnë një zgjedhje mes malit dhe detit ! Mali është gjykuar si mundёsi konservimi e izolimi ndёrsa deti rruga e bajlozit apo porta e hapur e rreziqeve. Gjithsesi i kanë respektuar të dyja kёto realitete si kanë ditur e mundur pa e futur në hasmёri atë çka natyra vetë pёrpoq.

Politika e pushtimit dhe pushtuesit e politikёs e kanë armiqësuar banorin e kёtyre anёve me ujin  e kripur, me peshkun, me turizmin, me ndihmat që mund tё vinin e shkonin, nёpёrmjet e prej tij, si liri, si ekonomi, si kulturë, si komunikim.

Të kurdisur me ideologji  si instrumente totalitarizmi pёrballë detit vendosёm bunkerë betoni!

Pastaj  në liri me ëndje e rendje i dhunuam brigjet  siç dinë vetёm oligarkёt tanë të cilёt e urrejnë kapitalizmin me fytyrë njerёzore sepse në disa raste ata janë  vetë qenie pa fytyrë.

Botёn ata e masin me lartësinë e kёrthizёs dhe kёrthizёn e pёrdorin si qendёr graviteti për Botën.

Pushteti lokal në ballë – ai qendror nga pas, duke kёrkuar me ngulm vetёm një perspektivë atë individualen filluan ta rrahin detin me zinxhirë si Kserksi perandori i lashtë persian.

Vargonjtë e kёtij zinxhiri të pakёputur janë oligarkёt rrethuar me hallexhinj por të vetmuar kur numёrojnë para dhe të shoqёruar me një apo dy  dinjitarë zyrash kur ndajnë hiset.

E pat thënë Hasan Zykua i gjorë “ç’e vёrtit kadiu sherianë kur ai sheh paranë!”

Fjalëpakë , autoritarë, namuzqarë e të menduar   portrete balzakiane  të babëzisё   me kacidhet e Shqipёrisë në xhepat e tyre ata po shndёrrohen në mitet e bashkohёsisё sonë.

Ne po i harrojmë shkrimtarёt dhe artistёt tanë, tek kёta të fundit bёjmё diferencime, atyre të teatrit kombёtar që protestuan pёr shembjen fashistoide të tij nuk ua ngremё rrogёn por i rrasim në turbinёn socrealiste, ndonjë grupimi tjetёr po!

Natyrisht emrat e Palok Kurtit, Prenkë Jakovёs, Çesk Zadesё, Naim Frashёrit, Kadri Roshit, Bujar Lakos, Ndrek Lucёs , Agollit, Camajt, Arapit e të tjerёve edhe në këtë sallë do shkaktojnë hutim, një ditë jo të largёt, ndonjë do pyesë, ku kanë ndёrtuar kёta? Cili është fshati i tyre turistik? Ç’ hotel  a markё sallami mban emrin e tyre?

Nga ana tjetёr  do të dimё  sa mace  e pishina kanё manjatёt e naftёs, sa qen dhe apartamente kanë ata të kullave, sa lepuj e jahte kanë ata të bankave dhe sa ministra lepuj shёtisnin hanin  e lёpinin buzёt teksa hyzmet bënin në të tilla akçihana.

Lajkatarë  e joshёs kur nevoja i thёrret si dёshmorë të interesit, me mure llastiku në vend të lёkurёs sё barkut e cila zgjerohet befasisht pa cak e kufi ata e piskasin shtetin si kone ndaj plakёs që shet domate, ndaj plakut 82 vjeçar, ndaj atij  që proteston kur nga deti me motor i hynë në çadёr dhe i thyejnё brinjёt apo edhe mё keq i mbysin fёmijёn.

Ata po e pinë detin me grykёn si gjyryk nga Saranda në Velipojë, nga Shёngjini më Vlorë, nga Dhёrmiu e Palasa në Orikum. Në këtë turravrap babëzie ata nuk janë vetёm.

Qeveria shqiptare i asiston siç di ajo, me kujdes e devotshmёri pёr detajet.

Nga miliona euro qё vinë nga tjetёrsimi i publikes në private ata urrejnë të bukurёn dhe të dobishmen e pёrbashkёt në emёr të sё mirës vetjake, xhepit, trashёgimisë, pasurisë por jo Shqipёrisë. Ajo qënkesh vetёm pёr ta e fёmijёt e tyre si lopa larane pёr t’u mjelë nga një dorë rapaçe. Të tjerёt janë qyqarё, zuzarë, shёrbёtorë , skllevёr e bij skllevёrish që pasuri e dinjitet nuk dashkan.

Kёsaj frote i jepen  u falet toka më e pёrshtatshme, hektarë të zgjedhur si investime strategjike për të bërë fshatrat e tyre turistikё, me vilat që njeriut të zakonshёm i duhen dy jetë për t’i blerë dhe tri per të kuptuar, de çfarë po ndodh.

Po Shqiptarёt po ikin edhe nga Deti, po i mbushin tragetet.

Në lagje s’e gjen me Berberin, as shitёsin e një jave më parë, te bari ku pi kafenë rutinë shkruhet kёrkojmё banakier dhe kamarier !

Kapitalizmi pa fytyrё njerёzore po e boshatis Shqipёrinë . Qeveria me një fytyrë  sot sjell një ligj për të rregulluar punёt në det, pasi në tokë i kreu të gjitha.

– Dallgёt fshijnё shkrimet në rërë po jo firmat në letёr.

Rritja e ҫmimit tё energjisё barrё e rёndё për familjet, do zgjidhej pjesёrisht sikur t’i vendosej vetёm pak kufizim luksit tё oligarkёve me paratё publike dhe jo lakun nё fyt shtreses sё mesme.”-shkruan Gjekmarkaj.

 

Lajme të lidhura

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë
Aktualitet

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative
Aktualitet

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Para
Pësojnë defekt ashensorët në Minierën e Bulqizës, bllokohen minatorët për 3 orë

Pësojnë defekt ashensorët në Minierën e Bulqizës, bllokohen minatorët për 3 orë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com