GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqiptari që punon në Google tregon mundësitë që të rinjtë kanë për të punuar nga vendi i tyre

16:36 - 24/10/21
në Ekonomi & Sociale, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptari që punon në Google tregon mundësitë që të rinjtë kanë për të punuar nga vendi i tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Stiv Sterjo është shqiptari i cili punon si drejtues i analitikës në industrinë prodhuese në Google të Gjermanisë.

Në një intervistë për mediet ai ka treguar rrugëtimin e tij brenda kompanisë globale dhe për mundësitë që të rinjtë kanë për të punuar nga vendi.

Sterjo thotë se menaxhon projekte milionëshe me BMW e Siemens si dhe shumë kompani të tjera prodhuese në Gjermani.

“Jam një inxhinier i shitjes, ajo që bëjë unë është se drejtoj projektet teknike dhe është një rol i trefishtë në vetvete, nga njëra anë drejtoj projektet në aspektin teknik, pjesa e dytë është se flas me klientët dhe aspekti i tretë është se bëjë koordinimin me partnerët e tjerë”, ka thënë Sterjo.

“Specifikisht merrem me klientët siç është BMW, Siemens dhe industri të tjera prodhuese, ashtu siç e dini Gjermania ka shumë firma të mëdha prodhuese, ku bëhet fjalë për projekte miliona euro”, shton Sterjo.

Ai tregon se në Google ekziston një komunitet i inxhinierëve me prejardhje nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.

Stiv Sterjo, drejtues i analitikës në industrinë prodhuese në Google të Gjermanisë gjatë intervistës në Telegrafi.com

“Në Google nuk jam vetëm unë, ka edhe shqiptarë të tjerë. Deri tani kemi arritur deri diku, nuk i dimë të gjithë, por deri më tani jemi rreth 30 persona që kemi një grup dhe flasim e përpiqemi të kontribuojmë në Shqipëri, Kosovë dhe rajon”, tregon ai.

Duke folur për mundësitë e zhvillimit, Sterjo shprehet se potenciali i rajonit është i madh dhe se është koha e artë për këto vende.

“Është një faktor që e kemi në listë dhe unë personalisht po përpiqem që të organizoj disa projekte në rajon për zhvillimin dhe edukimin e të rinjve, sidomos në fushën e teknologjisë. Potenciali në të gjithë rajonin është fantastik. Kjo është koha e artë për rajonin”, shprehet Sterjo.

Ajo në këtë intervistë thotë se të rinjtë shqiptarë kanë mundësi të jashtëzakonshme për të punuar online pa u larguar nga vendi.

“Në periudhën kur ka filluar pandemia COVID-19, ka pasur aspekte negative, por në aspektin pozitiv ka pasur avantazhin për ta detyruar të gjithë botën për t’u përshtatur me punën online dhe kjo na jep mundësinë që të punojmë pa u larguar. Kjo mënyrë e punës i jep mundësi të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova që të punojnë nga shtëpia. Madje kjo jep më shumë mundësi duke qenë këtu se sa për t’u larguar”, thotë ai.

Sterjo ka ardhur në Kosovë për konventën “Suksesi është qëllimi yt“, organizuar nga Denis Gafuri.

Etiketa: GoogleShqiptari

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Para
Padrejtësi në numërimin e votave në tre qarqe, ngrihet padi për numëruesit

Padrejtësi në numërimin e votave në tre qarqe, ngrihet padi për numëruesit

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me personin qe...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com