GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Shtëpia e shqiptarit, e Erdoganit e zotit apo e djallit?

22:21 - 24/09/22
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtëpia e shqiptarit, e Erdoganit e zotit apo e djallit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama ka humbur sot një mundësi për të predikuar se edhe kur e shkel ligjin, këtë e bën për qëllime të mira. Ministrja e arsimit dhe më pas ai vetë kanë servirur një sërë alibish, për të justifikuar ligjshmërinë e mbylljes së shkollave të rrjetit Gylen në vend.

Ndonëse pretendimet e tyre për shitje godinash apo zhvendosje të institucioneve arsimore në adresa të tjera janë hedhur të gjitha poshtë nga pala e prekur, ky cic-mici me vogëlsira administrative nuk ka pikë vlere për diskutim. Të gjithë në këtë vend e dinë se qeveria shqiptare po zbaton një urdhër të autokratit turk, “vëllait” Rexhep Taip Erdogan.

Me radhë, njëri pas tjetrit, ministrat e brendshëm dhe të jashtëm të Ankarasë nuk kanë lënë një vizitë zyrtare në Tiranë pa kërkuar mbylljen e shkollave turke dhe ekstradimin e aktivistëve të lëvizjes gyleniste që ushtrojnë aktivitetin e tyre këtu.

Por, kohët e fundit presioni është shtuar mjaft. Në janar të vitit 2021, kur mediat e regjimit në Tiranë i binin daulleve të pritjes madhështore që presidenti turk po i bënte Ramës, pas kësaj feste në oborrin e pallatit të sulltanit, fshihej shkëputja e Shqipërisë nga linja e qëndrimeve perendimore për gylenistët dhe rolin e tyre në grushtin e shtetit në Turqi. “Ne bashkë me autoritetet shqiptare dakordësohemi që organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet”, tha Erdogan duke folur përkrah Ramës, i cili as nuk pipëtiu për ta kundërshtuar këtë tezë.

Fiks një vit më pas, kur i ktheu vizitën në Tiranë, për të inaguruar xhaminë e Et’hem beut, duke folur përpara parlamentit shqiptar, autokrati turk e rriti dozën e kërcënimeve. Ai e tha hapur se spastrimi i gylenistëve në arsim, shëndetësi dhë në komunitetin musliman është parakusht për vazhdimin e partneritetit strategjik që ata nënshkruan në 2013 (video ketu poshte).Duke folur edhe në emër të Ramës, në krah të tij, Erdogan e ka sanksionuar se dy shtetet kanë qëndrim të njëjtë dhe i etiketojnë si terrorristë ndjekësit e fetullah Gylenit.

Kryeministri ynë nuk e nxori këmbën nga rrethi. Ai e miratoi këtë qëndrim ashtu sikurse kanë bërë të gjithë anëtarët e qeverisë së tij, me përjashtim të Ditmir Bushatit, që në vitin 2018 ia ktheu publikisht kërkesën homologut të vet turk Çavushoglu. Që prej asaj kohe ministrat tanë nuk kanë, as zë, as guxim, që kur gjenden përpara absurditeteve të tilla, të reshtohen përkrah SHBA-ve, BE-së dhe vendeve të tjera të perëndimit, që nuk i besojnë përrallave të regjimit turk për grushtin e shtetit të organizuar nga gylenistët, mandje i japin atyre strehim, kundër një autokrati që i persekuton dhe burgos.

Pra, linja zyrtare e rilindjes në pushtet e konsideron FETO-n një organizatë terroriste dhe është e bindur, njësoj si militantët më trushplarë të Erdoganit, se ata qëndrojnë pas grushtit të shtetit duke e përligjur përndjekjen e tyre.

Vetë Rama gjatë një interviste me Ilva Taren, e ka pranuar këtë version dhe ka pohuar se shteti shqiptar i mban këta elementë të rrezikshëm nën vëzhgim. Po atëherë, kur pranon se gylenistët janë terroristë, kur nuk e kundërshton Erdoganin që i thotë në sy, se të dy vendet i shohin ata si kërcënim, ç’kuptim ka kjo estrada me mbylljen e shkollave për ndryshim adrese? Kush e beson për këtë? Pse duhet që Rama të gënjeje kaq trashë?

Duke e ditur se kjo fabul nuk kapërdihet ai mund të përdorte arsyen shtetërore dhe një interes më të madh, për të përligjur këtë mëkat dhe shkelje ligji. Ai mund të justifikohej duke thënë se ky që çmimi që shqiptarët duhej ti paguanin raisit turk, për rindërtimin e pallateve të shembura nga tërmeti, për vaksinat, apo për dronët. Për aq sa mund të justifikohet krimi i lënies së fëmijëve pa klasa, në mes të shtatorit, ai mund të arsyetohej me ruajtjen e dhimbshme të një partneri strategjik që i është gjendur gjithmonë shqiptarëve.

Por, alibia e tij qe e neveritshme dhe banale, sepse ajo yshtej vetëm nga intersi meskin personal. Kur i duhet për vete, të presë muxhahedinët apo afganët që i’a kërkojnë amerikanët, Edi Rama propogandon se “shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit”. Ndërsa kur “vëllau” i impon të ekstradojë ata që kërcënohen nga dënimi me vdekje, apo të përzërë mësuesit që kanë edukuar breza të tërë shqiptarësh, ai e trajton atë si folenë e djallit dhe të Erdoganit. Prandaj, ndryshe nga gjithë vendet e botës së lirë ne jemi shndërruar në tokë persekutimi për ata që i konsiderojmë “terrorristët e FETO-s”./Lapsi/

Etiketa: bushatiErdoganOpinionRama

Lajme të lidhura

Regjimi fitoi ndeshjen e radhës, por përballja vijon
OP-ED

Regjimi fitoi ndeshjen e radhës, por përballja vijon

13:25 - 14/05/25
E sigurt që Rama do të hyjë në historinë e Shqipërisë, por si hajdut!
OP-ED

Shqiptarët rikrijuan diktaturën e tyre, ta mbajnë me shëndet…

10:47 - 13/05/25
Pse u rrit Rama?
OP-ED

Pse u rrit Rama?

13:20 - 12/05/25
Para
Çfarë goli! Uzuni barazon shifrat në Izrael

Çfarë goli! Uzuni barazon shifrat në Izrael

Discussion about this post

TË FUNDIT

Votat e shqiptarëve në Greqi/ Nesër mblidhet KQZ, shqyrton kërkesën e PS-së
Politikë

Votat e shqiptarëve në Greqi/ Nesër mblidhet KQZ, shqyrton kërkesën e PS-së

21:15 - 15/05/25

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi do të zhvillojë nesër një seancë publike për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për...

Lexo më shumë
Garë e fortë për mandatin e vetëm nga lista e hapur e PD në Tiranë, 2 emrat që kryesojnë

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

20:52 - 15/05/25
Numërimi elektronik, PS sulmon KQZ-në: Vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyes!

KQZ anulon akreditimin e gjithë vëzhguesve në vendin e numërimit të votave nga jashtë

20:28 - 15/05/25
Përmbysje në ditën e fundit, Marjeta Neli e PS merr mandatin e listës së hapur në Lezhë

Përmbysje në ditën e fundit, Marjeta Neli e PS merr mandatin e listës së hapur në Lezhë

20:14 - 15/05/25
Zgjedhjet 2025/ Mblidhet sot Kryesia e PD, nga data tek detajet e procesit, merret sot vendimi për…

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/ Policia zhvendos protestën e PD-së

19:58 - 15/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com