GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shteruan buxhetin/ Inceneratorët morën 103 MLN € deri në qershor 2023

12:10 - 12/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Shteruan buxhetin/ Inceneratorët morën 103 MLN € deri në qershor 2023
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa zyrtarë kanë përfunduar pas hekurave, dhjetëra denoncime çdo ditë, gjetje negative nga KLSH dhe sërish inceneratorët vazhdojnë të thithin shumë para nga Buxheti i Shtetit. Vetëm në 6 muajt e për të këtij viti për tre inceneratorët në vend, që herë janë në funksion e herë jo, janë shpenzuar 103 milionë euro. Kështu tregojnë të dhënat me të fundit të përpunuara nga Open Data Albania.

“Që nga fillimi i projekteve, pagesat progresive për të tre inceneratorët, Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, kapin vlerën totale 11 miliardë lekë (103 mln euro) deri në fund të qershorit 2023”, raporton “Open Data Albania”.

Inceneratori i Tiranës

Sipas këtyre të dhënave financimi inceneratorin e Tiranës ka arritur deri në 52.6 mln euro, ku rreth 5,5 milionë euro u dhanë në janar-qershor të këtij viti. Në tabelën më poshtë shihen edhe vlerat që janë kaluar nga buxheti i shtetit për firmën “’Integrated Energy BV SPV”, ku vetëm në muajin qershor janë dhënë 1.5 miliardë lekë.

Inceneratori i Fierit

Ndërkohë  Inceneratori i Fierit ka marrë  një shumë prej 3.5 miliardë lekësh sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, ose rreth 33 milionë euro. Nga të dhënat e Open Data Albania rezulton se 44 milionë lekë i janë dhënë vetëm në muajin qershor. Ndërsa kjo shifër do të vazhdojë të rritet për çdo muaj në fund të vitit.

Gjithashtu, Open Data thekson se Kompania Integrated Technology Services nën sekuestro dhe nën administrimin e Farudin Arapit (administratori në emër të shtetit) me ortak Klodian Zoton ka marrë këtë vit edhe 2 milionë euro pagesa buxhetore për shërbimeve ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësve sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave.

Inceneratori i Elbasanit

Sakaq, të dhënat e mëtejshme tregojnë se për inceneratorin  e Elbasanit janë bërë pagesa 1,9 miliardë lekë, rreth 18 milionë euro. Inceneratori i Elbasanit u ka kushtuar taksapaguesve 26 milionë euro. Ai u ndërtua nëpërmjet një kontrate të dyshimtë partneriteti publik privat që ka dërguar pas hekura me akuza për korrupsion dhe pastrim parash 10 persona, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Djegësi i mbetjeve u vendos në sekuestro preventive nga Gjykata në vitin 2021 dhe tani administrohet nga një kompani publike në pronësi të bashkive të qarkut Elbasan. Por megjithëqë përpjekjet e kësaj kompanie për ta rivënë në punë, impianti vazhdon të jetë jashtë funksioni.

Ndërkohë duhet të theksojmë se përveç parave që japin për inceneratorët, taksave për pastrimin, qytetarët në çdo qytetet paguajnë edhe paratë për tenderët e pastrimit që hapin sipas dëshirës bashkitë dhe në fund nuk japin asnjë efekt.

Sakaq në këto ditët e fundit SPAK ka marrë në dorë edhe çështjen e Arben Ahmetajt Lidhur me vjedhjet e inceneratorëve. Por, në fakt Prokuroria duhet t’u hedh e një sy transaksioneve që vazhdojnë të bëhet për inceneratorët që po pastrojnë para dhe jo mjedisin.

Lexo edhe: Gropa e koncesioneve, 108 MLN Euro u paguan në 2022, “Rruga e Arbrit” mban rekord

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimArben Ahmetajelbasanm tiraneinceneratoreKlodian Zotoopen data albaniathesari i shteti

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
“Në Itali, paguajnë pak”/ Sulmuesi i kombëtares injoron Serinë A

“Në Itali, paguajnë pak”/ Sulmuesi i kombëtares injoron Serinë A

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin
Aktualitet

“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin

13:59 - 20/02/26

Një 42-vjeçar nga qyteti i Skraparit mësohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur në lumë. Ngjarja e...

Lexo më shumë
Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

13:43 - 20/02/26
Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

12:23 - 20/02/26
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com