GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtyhet mbledhja për mandatin e Sinajt, debate mes Bardhit dhe deputetit socialist

12:44 - 04/09/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtyhet mbledhja për mandatin e Sinajt, debate mes Bardhit dhe deputetit socialist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ku po diskutohet mandati i deputetit të PS-së Vullnet Sinaj është shtyrë.

Shtyrja e mbledhjes është bërë me kërkesë të Sinajt, i cili kërkon kohë për shqyrtuar informacionet e dosjes së opozitës.

“Me gjithë këto informacione që keni, duan kohën e vet që të shqyrtohen nga avokatët. Kërkojmë kohë që të lexojmë një për një faqet. Të kërkojmë prova dhe kam nevojë të marr kohë, për të sjellë të dhënat e mia mbi akuzat e kolegut”, tha Sinaj.

Mbledhja e radhës do të zhvillohet në jo më pas se një javë.

Partia Demokratike pretendon se Sinaj ka përfituar nga fondet publike, në një kohë që ka qenë ligjvënës, dhe sipas demokratëve, kjo gjë bie ndesh me ligjet dhe si rezultat duhet të humbasë mandatin e deputetit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se deputeti Sinaj, nëpërmjet kompanive në pronësi të tij ka përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit.

“Kemi verifikuar se deputeti Sinaj është pronar në 9 kompani, ku në 5 prej të cilave është aksioner i drejtpërdrejt.

Ne kemi verifikuar nëpërmjet shkresave zyrtare, në këtë rast Drejtorisë se Thesarit, se deputeti Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive të tij në vetëm 9 transaksione që ne kemi evidentuar mund të jenë edhe shumë më shumë, ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 36 mijë euro.

Në këto kushte ai është neë shkelje të Kushtetutës konkretisht të nenit 70, pika 3.  Këto fakte, janë konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Finacave dhe Drejtoria e Thesarit”, deklaroi Bardhi.

Pas deklaratës së bardhit reagoi socialisti Vullnet Sinaj, i cili ironizoi kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, duke u shprehur se “si ka mundësi që nuk ke gjetur dokumentet për paratë që unë kam dhuruar edhe gjatë kohës së tërmetit”.

 

Ndërsa më tej ligjvënësi socialist tha se në momentin që ka marrë mandatin e deputetit ka hequr dorë nga aksionet e tij në biznese.

“Unë nuk jam bërë biznesmen kur jam bërë politikan, kam qenë që prej 20 vitesh. Dhe rrogën time të deputetit e kam bërë donacion te njerëzit në nevojë. Nuk kam përfituar fare, as rrogën time. Më vjen keq për Bardhin që është lodhur të marrë informacion nga Thesari. Si nuk e gjete që kam dhënë 100 milionë lekë për tërmetin në buxhetin e shtetit, si nuk e gjete ky Big al grupi, një ditë pasi kam dhunuar 100 milionë lekë, ka dhunuar 100 mijë euro.  Fjala e shenjtë thotë bëjë të mirën me një dorë, dhe fshih tjetër, por ju më plasët cipën këtu. Biznesi im është familjar, ka siguruar punonjësit nga siguracione private. Nuk jam përfitues, jam donator në buxhetin e shtetit. Ajo që kërkove të bësh është nj ë farsë, nuk ka asnjë bazë ligjore”, tha Sinaj.

Etiketa: mandatsinaj

Lajme të lidhura

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
Kërcënuan Armand Dukën, gjykata vendos për presidentin e klubit “Iliria” dhe të arrestuarit e tjerë

Kërcënuan Armand Dukën, gjykata vendos për presidentin e klubit “Iliria” dhe të arrestuarit e tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26

Një i ri rreth të 20-ve është qëlluar për vdekje, pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së presidentit...

Lexo më shumë
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

15:30 - 22/02/26
Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

15:16 - 22/02/26
‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com