Shtyhet për të tretën herë seanca paraprake për inceneratorin e Fierit. Mësohet se seanca e radhës është shtyrë për në datën 15 mars.
Në seancën e sotme prokuroru Dritan Prenci ka paraqitur pretendimet e prokurorisë lidhur me inceneratorin e Fierit, ku i ka qëndruar të njëjtave akuzave.
Ndërsa pas dëgjimeve të prokurorit gjyqtarja Fiorela Darvini, shtyu seancën për më 15 mars, për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve mbrojtës.
Discussion about this post