GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shuplaka e internetit/ Shpërthejnë “memet” pas sherrit banal mes dy mësueseve të shkollës “Çajupi”

10:03 - 12/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shuplaka e internetit/ Shpërthejnë “memet” pas sherrit banal mes dy mësueseve të shkollës “Çajupi”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dita e djeshme, për shkollën “Andon Zako Çajupi”, ishte një “fushëbetejë” midis mësuesve dhe nxënësve. Ndonëse ngjarja në vetvete ishte shumë e rëndë dhe tronditëse, pasi u përdorën sende të forta si karrige, tavolina, por edhe armë, mediet sociale vendosën të ironizojnë të gjithë situatën duke e kthyer këtë episod të rëndomtë në një “meme”.

Në fakt nuk është një ngjarje e lehtë për t’u “gëlltitur”, pasi në konflikt janë përfshirë 7 persona, 4 prej të cilëve janë të lënduar, ndërkohë që u mësua se policia shoqëroi 5 persona në komisariat.

Zanafilla e kësaj historie zë rrënjë në një debat mes dy mësueseve, i ndodhur ditën e premte, konkretisht Elida Qenami mësuese Letërsie dhe mësuesja e Historisë me iniciale Domenika Toptani. Bazuar në një deklaratë, mësuesja e Letërsisë kishte lajmëruar të afërmit e saj, ku këta të fundit erdhën të armatosur, duke mos e lënë mësuesen e Historisë të shkonte në mësim. Debati mes të dyja palëve ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta dhe armës, nga ku mbeti i plagosur një 32-vjeçar.

Kjo ngjarje, vë në pikëpyetje rolin primar të vetë shkollës dhe jo vetëm sigurinë që institucioni duhet të ketë për të rinjtë, por edhe dija ose edukata që paraqet për ta.  

Është gjë tjetër kur të rinjtë përfshihen në një sherr, por është komplet ndryshe kur dy mësues dhe adult të cilët supozohet të jenë shtylla që mbajnë peshën për mendësinë e të rinjve, të degradojnë gjendjen deri në atë pikë sa të “shkundin” të gjithë qytetin dhe banorët përreth zonës me të shtëna armësh. Në një orar kur shumica e nxënësve janë të ulur në bangat e shkollës, dy arsimtare, të “ngarkuara” me misionin e “shenjtë” e mësimit dhe edukimit dhanë shembullin më të keq se si mund të zgjidhet një mosmarrëveshje.

Dhe këtu vjen pyetja, a janë këta persona që duhet të edukojnë breza të tërë shembulli më i mirë për të rinjtë shqiptar? Sa po promovohet mirëkuptimi dhe komunikimi kur të tilla rastesh paraqiten në ditët e sotme? A janë vetëm mësuesit problemi? Apo faktorë luajnë edhe prindërit bashkë me miqtë për edukatën e keqe që tregon vazhdimisht rinia e sotme?

Ndonëse me nota satire dhe humori, këto “meme” që vërshuan në internet, ilustrojnë fatkeqësisht imazhin më të errët të arsimit duke treguar kështu gjendjen aktuale në të cilën ndodhemi. / O.B Gijotina.com /

Etiketa: Andon Zako Çajupi

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
Vrasja e 33-vjeçarit shqiptar, zbardhet dinamika

Vrasja e 33-vjeçarit shqiptar, zbardhet dinamika

TË FUNDIT

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra duke...

Lexo më shumë
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26
Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

18:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com