GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

“Si fitoj 1 milion $ në vit duke punuar 10 orë në javë”

22:41 - 14/11/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
“Si fitoj 1 milion $ në vit duke punuar 10 orë në javë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grua amerikane pretendon se fiton 780 000 dollarë në vit duke punuar vetëm 10 orë në javë. 33-vjeçarja Michelle Schroeder-Gardner e ka arritur këtë falë një blogu financash që ka nisur në vitin 2011 dhe që aktualisht i sjell të ardhura marramendëse.

Pas mbarimit të kolegjit, Schroeder-Gardner zuri një pozicion si analiste financiare, ku fitonte 40 000 dollarë në vit. Pavarësisht kësaj rroge të lartë, ajo nuk po mbyllte dot një borxh të krijuar nga kreditë e saj studentore, ndaj iu fut aventurës së krijimit të një biznesi tjetër që do ta ndihmonte të mbijetonte.

Siç shpjegon ajo në një artikull në faqen e internetit të “CNBC”, “kur krijova blogun tim për paratë dhe stilin e jetës Making Sense of Cents në 2011, nuk e kisha idenë se çfarë po bëja”.

Në fakt, Schroeder-Gardner pohon se borxhi i saj ishte në të vërtetë “një pjesë e madhe e arsyes pse fillova të bëj blogje”.

Rrëfimi

Përveç kësaj, ajo shton: “Unë dhe bashkëshorti im kemi arritur pavarësinë financiare dhe kemi kursyer aq sa të dalim në pension kur të duam. Kjo më ka lejuar të jetoj stilin tim ideal të jetës: punoj vetëm 10 orë në javë dhe udhëtoj me orar të plotë me varkën tonë me vela. Unë rregullisht bëj zhytje, eksplorime dhe shëtitje”.

Për më tepër, Schroeder-Gardner ka grumbulluar mesatarisht 780 000 $ çdo vit në pesë vitet e fundit për këshillat e saj se si të filloni në botën e investimeve, produktet financiare më të rekomanduara për të kursyer dhe llojin e vendimeve financiare që mund të ndryshojnë financat tuaja personale.

“Making Sense of Cents filloi si një hobi, por gjashtë muaj pasi fillova të shkruaj, miku im më vuri në kontakt me një kompani që donte që unë të shkruaja një postim të sponsorizuar për ta. Ata më paguanin 100 dollarë për të arritur 50 000 vizitorët e mi mujore të faqes,” tregon Schroeder-Gardner.

Më pas, ajo argumenton se filloi të studionte blogerët e tjerë që fitonin shumë para: “Vazhdova të shkruaj postime të sponsorizuara duke kontaktuar markat me të cilat pashë blogerë të tjerë që punonin”.

Në vetëm dy vjet, Schroeder-Gardner fitonte 5 000-10 000 dollarë në muaj, më shumë se sa fitonte në punën e saj të përditshme. Vetëm kur arriti të shlyente kredinë studentore, vendosi të linte punën dhe t’i përkushtohej rritjes së blogut të saj.

Etiketa: ekonomistete ardhura

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Trazirat gjatë protestave, Irani rikthen dënimin me vdekje

Trazirat gjatë protestave, Irani rikthen dënimin me vdekje

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit
Breaking Views

“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

12:30 - 15/03/26

IDC-CDI dhe Forumi i Grave të CDI, (WCDI), kanë dënuar deklaratën të bërë ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi, gjatë...

Lexo më shumë
Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

12:15 - 15/03/26
Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

11:53 - 15/03/26
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

11:44 - 15/03/26
Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik

Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik

11:33 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com