GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Si ndikojnë memet në shëndetin tonë mendor?

20:32 - 10/11/21
në Kuriozitete, Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Si ndikojnë memet në shëndetin tonë mendor?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lajme të mira! Gjithë ato orë të çuara ‘dëm’ duke lundruar shpenguar e qeshur me meme gazmore gjatë 20 muajve të fundit, mund të kenë patur një ndikim pozitiv në shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Një studim i fundit i publikuar nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë ka zbuluar se memet i kanë ndihmuar amerikanët të përballojnë më mirë stresin gjatë pandemisë, duke vënë në dukje se ato i kanë bërë njerëzit të ndjehen më të “qetë” dhe të “vetë-mjaftuar”.

Madje në veçanti, ata që kanë konsumuar meme rreth pandemisë, janë ndjerë më të sigurt në aftësinë e tyre për të përballuar një krizë globale shëndetësore.

Por çfarë janë memet?

Një meme vjen zakonisht në formën e një fotoje apo video-je, edhe pse shpesh mund të qëndrojë thjesht si tekst. Kur një meme rezonon me shumë njerëz, pra i thotë atyre diçka, atëherë ata e ndajnë atë me njëri tjetrin duke e shpërndarë në masë, me anë të rrjeteve sociale si Twitter, Facebook, Instagram, WhatsApp etj.

Në të njëjtën kohë, memet janë një grup idesh, besimesh apo sjelljesh të riprodhuara nga bota e internetit dhe medias. Memet janë ‘ngjitëse’ por nuk është se kanë ndonjë qëllim praktik. Shumë njerëz i shohin ato si një mjet mbrojtës ndaj presionit të shoqërisë.

Autorja, Jessica Myrick i tha Washington Post se njerëzit i kanë përdorur memet si një urë lidhëse dhe mënyrë komunikimi me njerëzit që ata nuk mund t’i takonin personalisht gjatë pandemisë.

“Për arsye se jemi të izoluar dhe kur shohim një meme rreth COVID-19, e cila reflekton eksperiencën tonë të përbashkët, kjo ka një ndikim vërtetë të fuqishëm pasi në këtë periudhë pa ndërveprim real inter-personal, gjendet diçka që të ndihmon të kuptosh se nuk je vetëm dhe se të tjerët po kalojnë të njejtën gjë, bashkë me ty.” – thotë Myrick.

Dhe kjo karakteristikë në fakt nuk është prezentë vetëm gjatë pandemisë por ajo mund të evidentohet lehtësisht në shumë situata ku me anë të memeve, njerëzit kuptohen me njëri-tjetrin duke interpretuar situata të ndryshme që shihen në të njëjtën dritë nga ndërgjegjja jonë kolektive.

Edhe pse kjo është një temë më e gjerë se sa një studim i vetëm, sipas Washington Post, ky është një lajm vërtetë i mirë për përdoruesit e platformave online, pasi nëse efekti i automatizuar i rrjeteve sociale si Facebook apo Instagram, është provuar të ketë efekte negative në trurin tonë si dhe ndikim shkatërrues në vetëbesimin e moshave të reja, të paktën mund të gëzohemi disi teksa mësojmë se memet po na ndihmojë të qëndrojmë të pozitiv dhe të paqtë.

Etiketa: memeshendeti mendor

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Para
Sekuestrimi i drogës në Hanin e Hotit, policia jep detaje

Sekuestrimi i drogës në Hanin e Hotit, policia jep detaje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i...

Lexo më shumë
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com