GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si ndryshoi ndër vite pasuria e prokurorit të Tiranës, apartamenti i vitit 2004 që nuk e justifikoi dot

12:00 - 23/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Si ndryshoi ndër vite pasuria e prokurorit të Tiranës, apartamenti i vitit 2004 që nuk e justifikoi dot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori Hysni Mulaj i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten më 25 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Suela Zhegu.

Hysni Mulaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997. Ai ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Bulqizës dhe prej vitit 2007 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Hysni Mulaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Hysni Mulaj deklaronte pasuri prej 500 mijë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 9.1 milionë lekëve.

 

 

Mulaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 5 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.5 milionë lekësh si dhe kursime të akumuluara në cash prej 1.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 18.8 milionë lekë, nga të cilat 76% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i prokurorit, 20% pagën e bashkëshortes dhe 2.6% nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” huatë nga babai si dhe nga persona të tretë, të cilat kanë shërbyer si burim për blerjen e pasurive të patundshme.

Më konkretisht në vitin 2004, subjekti Hysni Mulaj deklaron shtesë aseti “apartament banimi” me sipërfaqe 101.4 m2 me vlerë 39,546 euro, me burim kryesor financimi një hua prej 4,000,000 lekësh nga babai dhe 10,000 euro nga persona të tretë.

Në vitin 2005 shlyhet totalisht huaja prej 10,000 eurosh, ku si burim financimi shërbejnë të ardhurat vjetore dhe 500,000 lekë dhuratë cash nga babai i deklaruesit./BIRN

Etiketa: Firdes Shuli dhe Suela ZheguHysni MulajKomisionin e Pavarur të Kualifikimitvettingu

Lajme të lidhura

Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës
Aktualitet

Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës

22:52 - 01/03/26
Flet shqiptarja në Dubai, Sonila Sherifi: Sulmet ishin të papritura, shqetësimi vijon
Aktualitet

Flet shqiptarja në Dubai, Sonila Sherifi: Sulmet ishin të papritura, shqetësimi vijon

20:38 - 01/03/26
Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur
Aktualitet

Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur

19:13 - 01/03/26
Para
Rinovimi i kontratës së Rejës? Ja si përgjigjet Duka

Kukësi inauguron stadiumin e ri sot, Duka: Ta gëzojë futbolli shqiptar!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:54 - 02/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Mars 2026

07:35 - 02/03/26
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 2 Mars 2026

07:30 - 02/03/26
Ramadani beson te Lecce: Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia

Ramadani beson te Lecce: Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia

23:30 - 01/03/26
“I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios

“I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios

23:10 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com